Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nxjerrë një udhëzim për operatorët turistikë, subjektet e transportit detar të udhëtarëve dhe individët lidhur me organizimin e vizitave turistike në ishullin e Sazanit.
Udhëzimi përmban disa elemente kyçe për të garantuar sigurinë e turistëve dhe mbrojtjen e ishullit të Sazanit. Ishulli do të jetë i hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2017, brenda orarit 08:00 – 19:00, kundrejt një bilete të vendosur nga Bashkia Vlorë, e cila do të kujdeset nëpërmjet personave të autorizuar prej saj për shoqërimin e turistëve në itineraret e përcaktuara. Gjatë vizitave, turistët duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar dhe nuk mund të dalin jashtë hapësirave të lejuara nga Ministria e Mbrojtjes. Operatorët turistikë që organizojnë ture ditore duhet të venë në dispozicion të grupeve turistike një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre.
Për mjetet lundruese, Ministria udhëzon se ato mund ta aksesojnë ishullin vetëm në portin ushtarak të tij, pra nuk lejohet ankorimi në vende të tjera, dhe të pajisen me lejen përkatëse nga Kapiteneria e Portit në përputhje me legjislacionin në fuqi për mjetet lundruese turistike.
Në Ishullin e Sazanit ndalohen:
- Ndërtimet e reja, si edhe punimet publike ose private;
- Qarkullimi dhe qëndrimi i mjeteve motorike jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim, me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe të sigurisë;
- Veprimtaritë tregtare që me përjashtim të atyre që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e Ishullit të Sazanit;
- Aktivitetet e zhytjeve, me përjashtim të zonave të lejuara për këtë qëllim.
- http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom/lajme/ishulli-i-sazanit-si-do-vizitohet-nga-turistet-per-periudhen-maj-tetor-2017
Nessun commento:
Posta un commento