TIRANË,26 Maj/ATSH/- Në Shishtavec të Kukësit u organizua Dita mjedisore e parqeve dhe çelja e sezonit turistik të vitit në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në sensibilizimin e komunitetit kryesisht të rinjve në ruajtje të vlerave mjedisore.
AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës, AdZM e këtij qarku, organizuan disa veprimtari edhe në çeljen e sezonit turistik në këtë qark.
Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragashit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.
Veprimtaritë filluan me një konferencë për vlerat natyrore, turistike e kulturore të Zonës së Mbrojtur Korab-Koritnik, panairin e produktevetë traditës, valle e këngë, dhe një vizitë në lëndinën e Lulabardhave (Narciseve).
Gjithashtu veprimtari mjedisore u organizuan edhe në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës ku AdZM e kësaj zone sëbashku me INCA organizuan disa veprimtari me nxënës të shkollave të Bashkisë Tropojë.
Njohja me biodiversitetin e parkut dhe vlerave të tij – Vrojtimi i shpendëve në Park -Plotësimi i skedave – Vrojtimi i shumëllojshmërisë së drurëve në pyll dhe karakterisitkave te tyre,përgatitja e ushqimit për shpendët dhe vendosja në pemë.
Këto parqe natyrore bëhen të vizitueshme në periudhën e verës nga turistë vendas e të huaj.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/celet-sezoni-turistik-veror-ne-qarkun-e-kukesit/
Nessun commento:
Posta un commento