02 maggio 2017

Laguna Limopuo,një destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë

lagunaTIRANË,2 Maj / ATSH / – Kjo lagunë e vogël dhe pakë e njohur, gjendet në afërsi të fshatit Zvërnec, në pjesën jugperëndimore të Lagunës së Nartës.
Përfaqëson një lagunë bregdetare, me gjatësi rreth 1 km, e gjerë rreth 400 m dhe me sipërfaqe disa ha, e cila dallohet për biodiversitet të lartë.
Vlerat e saj janë shkencore, didaktike, turistike dhe ekonomike. Falë vlerave që mbart, kjo lagunë gjendet në zonën qendrore të Peizazhit të mbrojtur “Vjosë-Nartë” dhe është në listën e Monumenteve të Natyrës në Qarkun Vlorë.
Përbën një nga habitatet ujore më të rëndësishme si një nga kënetat e përhershme më e madhe pas asaj të Nartës. Fundi i saj mbulohet nga bimësi ujore.
Është një habitat i rëndësishëm për shpendët dimërues dhe folenizues. Kjo lagunë së fundmi është kthyer dhe në një destinacion të vërtetë turistik për vëzhguesit e shpendëve ujorë dhe të habitateve të tyre.
Vizitohet sipas intinerarit: qyteti i Vlorës-Pylli i Sodës-fshati Zvërnec. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/laguna-limopuonje-destinacion-per-turizmin-e-vezhgimit-te-shpendeve-ujore/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate