17 maggio 2017

Turistë të kruazierës britanike Cunard, vizitojnë xhaminë e Gjin Aleksit në fshatin Rusan të Delvinës

TIRANË,17 Maj / ATSH.N.Lena/ – Për herë të parë një grup turistësh të zbritur në Sarandë nga kruaziera britanike Cunard, vendos në programin e vizitave në Shqipëri, që të  vizitojë edhe qytetin disi të veçuar  të Delvinës.
Kurioziteti i turistëve të ardhur nga disa vende europiane, ishte xhamia  e Gjin Aleksit në fshatin Rusan pranë Delvinës.
Ajo është një “Kisho-Xhami” ku falen tri fe që së fundmi ka nisur të restaurohet.
Ai është një kompleks religjioz që ka shërbyer si xhami. Quhet Xhamia e Gjinaleksit.
Ky objekt kulti fetar, ka një histori të çuditshme dhe krejt të veçantë.
Xhamia e Gjinaleksit, siç e përmend edhe Evlija Çelebiu në shekullin XVII., ka një veçanti të sajën.
Fillimisht është ndërtuar si kishë në vitin 1230 nga vëllezërit Gjin dhe Aleks. Më vonë u shndërrua në xhami kur popullata filloi të muslimanizohej dhe në vitin 1700 i u bashkangjit edhe minareja.
Më vonë u shtuan edhe katër tyrbe, që e rrethojnë këtë kompleks.
Interesantja dhe e veçanta e kësaj “Kisho-Xhami”, qëndron se  aty bashkëjetojnë  tre besimet fetare,  ortodoksia, myslimanizmi dhebektashizmi.
Sot, kjo xhami  është  në proçes restaurimi.
Specialistët restaurator, thonë se ka  shumë probleme që i kanë ardhur ndërtesës nga uji dhe lagështia ndër vite, deri në tretjen e pjesshme të gurëve gëlqerorë të mureve dhe krijimin e stalaktiteve në faqet e tyre.
“Është një monument interesant dhe i bukur, që do të rishfaqi vlerat e plota mbas një restaurimi të kujdesshëm”, thonë restauratorët. Tashmë ajo është bërë  e njohur dhe vizitohet  si destinacion për turizmin historik e kulturor. /a.g/
https://www.ata.gov.al/turiste-te-kruazieres-britanike-cunard-vizitojne-xhamine-e-gjin-aleksit-ne-fshatin-rusan-te-delvines/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate