TIRANË,22 Maj / ATSH / – Është festuar në fundjavë 9-vjetori i shpalljesh së Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.
Në këtë festë u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe pati një pjesmarrje të madhe nga të gjitha rrethet e vendit. Ishin të pranishëm nga Projekti NaturAL,nga Ministria e Mjedisit, Zamir Dedej Drejtor i AKZM Tiranë, Enver Shkurti N/kryetar i Bashkisë Librazhd, dhe të ftuar të tjerë të ardhur nga AdZM-të e qarqeve të vendit si dhe shoqata të ndryshme në mbrojtje të natyrës.
Ishte Fushë Stude vendi ku u mblodhën të ftuarit për të festuar,një shesh i bukur pran liqenit tëfshatit dhe barit të lartë.
Kishte nga ata që erdhën një ditë më parë dhe e gdhinë natën pranë zjarreve të ndezur në shesh duke festuar pranë çadrave të tyre.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një destinacion të frekuentueshëm për turizmin natyrorë,atë sportive dhe kulturor. Vizitor të shumtë vijnë edhe nga Europa dhe bota. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/parku-kombetar-shebenik-jabllanice-feston-9-vjetorin-e-krijimit/
Nessun commento:
Posta un commento