19 maggio 2017

“Deti që na bashkon”, mbahet në gjirin e Vlorës një garë e veçantë me varka me vela

TIRANË, 19 Maj /ATSH/.- Për të katërtin vit radhazi do të përsëritet në kanalin e Otrantos dhe në gjirin e Vlorës një garë e veçantë me varka me vela, që do të synojë në radhë të parë të jetë një përqafim midis dy brigjeve të Adriatikut që i lidhin kaq shumë histori ndërmjet tyre. Gara në vetvete është organizuar nga UISP (Bashkimi Italian Sport Për të Gjithë) me mbeshtetjen e perhershme te partnerave besnike agjencisë turistike Albania Viaggi, me seli ne Orikum, dhe te institucioneve lokale.
Një organizim ky që merret me promovimin e sportit jo vetëm në nivel garash, por edhe të personave në kushte të veçanta fizike e shoqërore apo mosha të ndryshme.
Do të jenë rreth 20 varka me vela që do të grumbullohen dhe do të nisen nga tre qytetet italiane te jugut Santa Maria di Leuca, Gallipoli dhe Otranto (në rajonin e Puljes në Itali) për të mbërritur në mbrëmjen e 19 Majit në Ishullin e Sazanit duke inaguruar me këtë event sportiv edhe hapjen e këtij ishulli ish- bazë ushtarake tashme nje nga destinacionet turistike më te vecanta të Vlorës.
Këtu velistët do të kalojnë natën, ndërkohë që gara e vërtetë në sensin sportiv të fjalës do të zhvillohet në mëngjesin e ditës së shtunë 20 Maj ne oren 9.30, kur velistët do të nisen pikërisht nga ishulli i Sazanit me destinacion mbërritje në qytetin e Orikumit, duke pershkuar kështu të gjithë gjirin e Vlorës, për kënaqësinë e të gjithë kureshtarëve dhe të interesuarve që do të mund ta shohin këtë spektakel nga bregu i mrekullueshëm duke filluar që nga Lungomare në qytetin e Vlorës e deri në gadishullin e Karaburunit .
Ky aktivitet, që tashmë ka edicionin e katërt, ka për temë të përherëshme “Il mare che unisce –Vele per la cultura “ (Deti që na bashkon –Velat për kulturën ) dhe realizohet nën drejtimin e kryetarit të UISP Leçe, zotit Vincenzo Liaici, i cili është ideatori dhe shpirti i këtij aktiviteti por edhe me përkrahjen e madhe te agjencisë shqiptare Albania Viaggi dhe të autoriteteve lokale të qytetit dhe qarkut të Vlorës, synon të “bashkojë “ sportin me kulturën, por edhe me aktivitetin shoqëror të bamirësisë, duke bashkëpunuar çdo vit me shoqata të ndryshme vendase të impenjuara në këtë drejtim.
Këtë radhë velistët do të mbushin varkat e tyre me dhurata per fëmijët e prekur nga autizmi me shpresën që të percjellin tek ata lumturi por edhe të sensibilizojnë shoqërinë për nevojat e tyre.
Për të pritur sipas traditës velistët nga përtej detit do të jenë artistët nga Italia dhe Shqipëria që do të shkëmbejnë tinguj miqësorë në një mbrëmje të veçntë të shtunën. /gj.m/f.n/
https://www.ata.gov.al/deti-qe-na-bashkon-mbahet-ne-gjirin-e-vlores-nje-gare-e-vecante-me-varka-me-vela/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate