17 maggio 2017

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike

TIRANË, 17 Maj / ATSH / – Ndodhet midis fshatrave Strëmbec – Kaludh, 600 m mbi nivelin e detit në këmbët e Nemërçkës.
Përbën një gropë të madhe akullnajor të formuar në gëlqerorë.
Është e gjatë 150 metra, i gjerë deri në 70 m. Ka formën e një kolltuku gjigant me disa forma më të vogla karstike. Ka vlera shkencore  ekologjike,turistike  dhe kulturore.
Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti  ku dhe është pika orientuese drejt Grykës së Kazanit.
Kjo  grykë  është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët.
Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë.
Rruga fillon në hyrje të fshatit.
Pas 2.5 kilometra rrugë  në pyll, të shfaqet Gryka e Kazanit. Është një pamje piktoreske që të josh të vazhdosh drejt saj. Më tepër vizitohet nga të rinj që pëlqejnë ngjitjet malore.
Një pjesë e rrugës kalon në kreshtën malore që ndanë dy shtetet Shqipëri dhe Greqi.
Nga aty mund të shohësh  malet e Greqisë dhe luginën e Vjosës.
/n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/nen-kembet-e-nemerckes-ndodhet-gropa-e-kazanit-nje-mrekulli-natyrore-dhe-turistike/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate