10 maggio 2017

Motorista aventurierë ngjiten drejt lartësive të Tomorrit

TIRANË 9 Maj /ATSH-N.Lena/ – Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, motorista të shumtë janë ngjtur drejt Gjerbësit e  Kulmakut.
Ata bënë xhiron e tyre të turizmit të aventurës në zonat nga Çorovoda – Gjerbës-Kulmak-Pronovik  deri te varri i Abas Aliut, duke u kthyer nga Pronoviku në Berat dhe duke shijuar bukuritë që të ofronë Zona e Mbrojtur natyrore “Mali i Tomorrit”.
Parku Kombëtar Mali i Tomorrit ka një sip 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park shtrihet në 2 qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit.
Parku Kombëtar i Tomorrit përbëhet nga 12 monumente natyrore 2 bio-monumente , 10 gjeo-monumente si dhe 125 burime natyrore  të cilat befasojnë turistët.
Mali i Tomorrit është shpallur “Park kombëtar” si dhe Zonë e Mbrojtur.
Tomorri është një vend jetese, edukimi dhe shlodhje që ofron po ashtu edhe produkte të zonës  e shërbime turistike  bashkëkohore.
Burime nga zyra rajonale turistike, bëjnë të ditur se çdo stinë, këtë park e vizitojnë një numër i madh turistësh nga vendi dhe bota.  Numri i vizitorëve është më i madh në stinën e pranverës dhe verës.
Në sezonin e pranverës e vizitojnë këtë park rreh 2 mijë turistë. Turistët e shumtë shkojnë në Qafë Dardhë, Qafa e Skurës, Kapinovë, Bogovë si dhe zona të tjera të parkut.
Parku ka kryesishtë pyje ahu, pisha si dhe ka kullota alpine, që ndodhen në lartësinë 1000 deri 2000 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë ai formon pyje të thjeshtë rreth fshatrave Dardhë, Lybeshë dhe Kapinovë.
Në terrenin e thepisur dhe shkëmborë të paarritshëm vërehet fenomeni i rritjes të bimësisë pyjore me lloje të ndryshëm drurësh dhe shkurresh ku rriten kafshë dhe strehohen shpendë të egër.
Zona e poshtme e malit përfshin habitatet kryesore pyjore dhe basenin ujëmbledhës të burimeve të ujit të pijshëm të Bogovës. Përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe mbrojtjen e burimeve ujore dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.
Në këtë nënzonë lejohet kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë si dhe kullotja sezonale.
Kjo nënzonë përfshin tërësisht tokat bujqësore, pjesë të pyjeve e kullotave, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale, bujqësi,pemtari, pyje, kullota, grumbullimi i bimëve mjekësore e aromatike dhe të agrobiznesit të qëndrueshëm me përdorim të balancuar të tyre e të peizazhit.
Në këtë zonë nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit.
Në zonën e butë poshtë malit të thepisur, ndodhen disa fshatra që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, sociale, të agrobiznesit, apo argëtuese, sportive dhe ekoturistike me një strukturë të pranueshme për t’u vizituar.
Në drejtim të këtij Parku Kombëtar, ka vizitorë të shpeshtë që shfrytëzojnë mjetet motorrike apo dhe kafshët e transportit për të parë nga afër bukuritë natyrore të zonës./m.m/
https://www.ata.gov.al/motorista-aventuriere-ngjiten-drejt-lartesive-te-tomorrit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate