02 maggio 2017

Zonat e mbrojtura, shqetësim ndotja në prag të sezonit turistik


ParqetTIRANË, 2 Maj / ATSH / – Pastrimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe heqja e inerteve nga mjediset turistike, kanë qenë tre problemet kryesore për zonat e mbrojtura në Qarkun e Shkodrës.
Përgjegjësi i administratës së këtyre zonave, Agim Dardha, thotë se aktualisht, shqetësimi më i madh dhe që akoma nuk po merr zgjidhje është ndotja, ndaj apelon që pushteti vendor të marrë masa për pastrimin e tyre, pasi ndodhemi në prag të sezonit turistik.
“Shqetësim mbeten mbeturinat si në pjesën e Velipojës dhe në derdhjen e Bunës ka ndotje plastike që barten nga lumenjtë dhe në Parkun Kombëtar Theth që vazhdon ende të jetë i papastër për arsye sepse Bashkia ende nuk ka marrë masat për pastrimin e asaj zone”, thotë Dardha.
Velipoja, ekosistemi i lumit Buna e liqeni i Shkodrës, Razma, Thethi dhe Alpet, janë në dispozicion të sezonit turistik dhe të vizitorëve, të cilëve nuk do tu mungojnë kushtet e nevojshme për të shijuar bukuritë e tyre.
 “Nëse nuk ndërgjegjësohet komuniteti që jeton në zonat e mbrojtura apo pranë tyre se do të kenë përfitime, atëherë lufta jonë është e humbur” , saktëson Dardha.
Sipërfaqja e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Shkodrës arrin në 56 mij hektarë, një pjesë e të cilave pranë qendrave të banimit.
Për këtë arsye i kërkohet edhe komunitetit që të tregohet më i kujdesshëm ndaj kësaj pasurie, që u shërben në radhë të  parë atyre për rritjen e mirëqënies ekonomike./m.m/
https://www.ata.gov.al/zonat-e-mbrojtura-shqetesim-ndotja-ne-prag-te-sezonit-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate