02 ottobre 2016

Zagori/ Turizmi familjar, një model për tu admiruar

a1TIRANE, 2 Tetor/ATSH/- Krahina e Zagorisë Greke, 20 km nga kufiri me Shqipërinë, nga një zonë nga më të varfërat në Greqi, sot është ndër 4 krahinat me të ardhurat më të larta për frymë popullsie.
Kjo falë një bashkëpunimi shtet -privat për të zhvilluar turizmin familjar.
“Një model për tu admiruar dhe për tu marrë si shembull”, thekson Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, në një status në facebook.
Për të parë këtë model suksesi, Tare sqaron se AKB-ja organizoi vizitën e 15 bizneseve të vogla nga zona e Kurveleshit, si pjesë e projektit të krijimit të një turizmi të alternuar midis zonave bregdetare dhe atyre malore me shpresën se ky model do të frymëzojë të gjithë ata që duan të zhvillojnë turizmin rural në këtë krahinë, e cila ka potenciale të mëdha, por mungon totalisht infrastruktura turistike.14446200_543891172480331_7861294497127954773_n
Plan manaxhimi, kritere të përcaktuara qartësisht të respektimit të arkitekturës lokale ku çdo godinë duhet të jetë prej guri.
Vetëm në një fshat si Papingo ka 600 shtretër duke treguar potencialin e lartë të turizmit alternativ.
Por ajo që të prek më shumë është fakti se të gjitha ndërtimet bëhen me gur nga Shqipëria, pasi nuk lejohen nxjerrja e gurëve në këtë zonë.
14359204_543891159146999_9130966231404779112_nNjë program i veçantë për mbajtjen e vendit sa më pastër dhe sa më origjinal pa prekur asnjë dru apo pjesë të lumit.
a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/zagori-turizmi-familjar-nje-model-per-tu-admiruar/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate