04 ottobre 2016

Korab-Koritnik, një destinacion i ri i turizmit natyror në verilindjen e Shqipërisë

12182875_1636913839916907_3541119997588157888_oTIRANË,  3 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Zona e Dibrës, është një zonë me potenciale të mëdha për turizmin gjithëvjetor.
Një nga atraksionet kryesore turistike në Dibër është zona malore e Korab-Koritnik, që gjithnjë e më shumë po cilësohet një destinacion i ri i turizmit natyror në Verilindjen e Shqipërisë.
Produkti kryesor që ofrohet në zonën e Korab-Koritnik është shtegtimi (hiking) në shtegun ndërkufitar me Kosovën dhe Maqedoninë në vargmalet Korab-Koritnik që janë identifikuar dhe markuar me mbështetjen e GIZ.
Vargmalet Korab- Koritnik ndodhen në Qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Ne rrethet Peshkopi dhe Kukës midis lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë dhe është një ekosistem malor me vlera te veçanta natyrore e turistike me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Parku Natyror është pjesë edhe e zonës ndërkufitare me Parkun Kombëtar të Mavrovës (Maqedoni) dhe nëpërmjet një bio-korridori lidhet me Parkun Kombëtar të Sharrit (Kosovë).
Rajoni Korab-Koritnik, si trashëgimi natyrore e vendit tonë, karakterizohet nga një biodiversitet i pasur, me larmi habitatesh dhe llojesh floristike e faunistike.
Për vlerat e veçanta ornitologjike, ekosistemi konsiderohet si zonë me rëndësi për shpendët malor në Evropë dhe si zonë veçanërisht e mbrojtur.
Në këtë zonë turistët përveç turzimit malor, mjaft cilësor mund të praktikojnë edhe turizmin sportive me anë të shtegtimeve (hiking) që drejtohen nga guida të licencuara
12182660_1636913789916912_6070242538800985077_oShtegu është më shumë se 250 km dhe parashikohet të mund të arrihet në një tur dyjavor, ndërkohë që çdo grup turistësh mund të ndjekë pjesë të caktuara të shtegut në vartësi të itinerarit turistik që ndërmerr.
Në ndryshim nga Alpet, në këtë shteg përgjithësisht shkalla e vështirësisë është mesatare dhe e lehtë, e mundshme për t’u bërë nga çdo grup turistësh, pasi edhe pse shtigjet janë nga 1200 deri 2200 metra lartësi, ecja bëhet në lëndina dhe me shkallë ngjitje uniforme.
Mundësitë e fillimit të shtegut nga nga shqiptare janë në pika të ndryshme, nga Kukësi, nga Dibra, nga Librazhdi dhe nga Pogradeci e Korça.
Ndërsa sa i përket akomodimit dhe ushqimit, ai mund të bëhet në bujtina në familjet fshatare dhe shtëpitë e pritjes në Fushë-Stude, Librazhd, Prespë dhe në disa zona edhe në stane ose kampingje. /gj.m/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/korab-koritnik-nje-destinacion-i-ri-i-turizmit-natyror-ne-verilindjen-e-shqiperise/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate