02 ottobre 2016

Promovimi i turizmit/ Zonat e mbrojtura, Zamir Dedej: Jemi kundër dëmtimit



2 Tetor, 2016
Nga Shkodra ku mori pjesë në një takim për promovimijn e turizmit të qëndrueshëm, kreu i zonave të mbrojtura u shpreh kundër shfrytëzimit të burimeve natyrore në Valbonë. Sipas tij, gjendemi përballë një fenomeni ku proçedurat ligjore janë të mbaruara nga qeveria e kaluar.
Ndërtimi i hidrocentraleve brenda parkut kombëtar të Valbonës ka hapur një debat të gjërë dhe po kundërshtohet fuqishëm nga komuniteti i zonës. Krah tyre është edhe kreu i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, i cili shprehet se është kundër të tilla veprave që shfrytëzojnë burimet natyrore, por nga ana tjetër ai e sheh të vështirë kundërshtimin nga pikëpamja ligjore. Sipas tij, gjendemi përballë një fenomeni ku proçedurat i gjejmë të mbaruara nga qeveria e kaluar.
Zamir Dedej, kreu i Agjensisë Kombetare të Zonave të Mbrojtura:  Nuk mund të biem dakord që sidomos në parqet kombëtare të ketë të tilla ndërtime. Ne ndeshemi me një fenomen që i gjejmë të mbaruara procedurat. Pra ajo që është bërë përpara ne kemi shumë vështirë ligjërisht dhe nga pikëpamja dokumentacionale dhe vullneti që është shprehur politikisht përpara periudhës së kësaj qeverie për ti dhënë leje, do të shikojmë si do të zgjidhet problem.
Dedej thekson se për zonat e mbrojtura do të zbatohen një sërë projektesh që në thelb kanë ruajtjen dhe zhvillimin e tyre turistik në të gjitha stinët e vitit.
Zamir Dedej, kreu i Agjensisë Kombetare të Zonave të Mbrojtura: Turizmi i qëndrueshëm është partneri jonë më i mirë në promovimin dhe në sjelljen e një lloj mirëqenie për komunitetet lokale. Pra zonat e mbrojtura menaxhohen në një mënyrë të caktuar duke ruajtur burimet natyrore dhe duke i dhënë mundësi turistave për vizitë. Në Theth dhe Valbonë akoma nuk kemi një situatë problematike, pavarësisht ka disa ndërtime.  
Deklaratat e Dedejt, u bënë në Shkodër, pas takimit  për turizmin e qendrueshëm në zonat e mbrojtura, ku ishin të pranishëm aktorë lokal dhe përfaqesues të BE-së
http://www.standard.al/2016/10/02/promovimi-i-turizmit-zonat-e-mbrojtura-zamir-dedej-jemi-kunder-demtimit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate