
Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhezh ka mbërritur në atë luginë.
Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë.
Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone.
Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.
Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese.
Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese.
Kjo bën që në luginë dhe pyjet e lartësisë të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë.
Thethi është i vizitueshëm në katër stinët.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët.
Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë.
Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.
Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme.
Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë visitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.
Edhe në këto ditë të ftohta vjeshte, drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaf
t turist të ardhur nga Europa Lindore për të shijuar peizazhin natyror në tranzicion.

Turistë të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale.
Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme për vizitorët, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit sa më lehtë dhe pa mundim./a.g/
https://www.ata.gov.al/vjeshta-pikturon-thethin/
Nessun commento:
Posta un commento