TIRANË, 14 Tetor / ATSH / – Një spektakël i çuditshëm ka nisur këto ditë në Parkun Kombëtar të Divjakës, filluan të kthehen zogjtë shtegëtarë.
Ato që i japin bukuri ambienteve lagunore janë Flamingot ose Krillat . Ato po shtegëtojnë prej stepave të Rusisë dhe vendeve të ftohta të lindjes, drejt Mesdheut dhe vendeve të ngrohta e të mbrojtura.
E tillë është dhe laguna e Divjakës, e ngrohtë dhe e mbrojtur nga erërat dhe ftohti.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është vizituar nga 1500 turistë të huaj në periudhën pranverë-vjeshtë 2016, në krahasim me 1200 që e vizituan vjet gjatë gjithë vitit, vetëm për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë.
Kjo është periudha kur turistët e vëzhgimit të shpendëve vijnë drejt parkut dhe ndjekin nga afër baletin e flamingove.
Është një shfaqe krejt e veçantë kur mendon dhe shikon që atë e realizojnë zogjt ujorë.
Mëngesi dhe mbrëmja janë më spetakolaret. Kjo është koha kur ato vallëzojnë.
Cicërimat dhe zhurmat e tyre mbushin ajrin përreth. Po kështu dhe lëvizjet e hijëshme.
Kjo është stina kur Divjaka duhet vizituar patjetër. Ky spetakël nuk duhet humbur.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/fotolajm-rikthehen-krillat-ne-lagunen-divjake-karavasta-koncerti-filloi/
Nessun commento:
Posta un commento