
Projekti u konsiderua i suksesshëm nga Korpusi Amerikan i Paqes në Shqipëri dhe u aprovua.
Qëllimi i përgjithshëm i grantit SPA (Asistenceë për Projekte të Vogla), është për të “lehtësuar zhvillimin dhe zbatimin e bazës së qëndrueshme të granteve të projekteve të vogla që ndërtojnë kapacitetet, në komunitetet ku Vullnetarët e Korpusit të Paqes shërbejnë.”
Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, vullnetarja e Korpusit të Paqes, Nicole Martin, do të jetë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kultures Kombetare- Gjirokastër dhe shkollën e mesme profesionale Gjirokastër “Thoma Papapanopno”, për të përmirësuar një zonë të kalasë ku janë të vendosur topat e periudhës otomane.

“Ne jemi të ngazëllyer dhe entuziastë për këtë projekt dhe për mundësinë për të punuar me disa nga artizanët vendas brenda këtyre muajve të ardhshëm”, është shprehur përfaqësuesja e Korpusit të Paqes. /a.a/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/projekti-i-ri-per-nje-pamje-me-atraktive-per-kalane-e-gjirokastres/
Nessun commento:
Posta un commento