24 ottobre 2016

Guidat turistike, si do të bëhet licencimi për shqiptarët dhe të huajt


guidaTIRANE, 19 Tetor /ATSH/. – Të gjithë ata persona që do të duan të ofrojnë shërbime si udhërrëfyes turistikë profesionale do të duhet të pajisjen me një certifikatë, e cila do të jetë e vlefshme për 2 vjet dhe më pas duhet të rinovohet.
Qeveria tashmë ka miratuar kriteret mbi bazën e të cilave mund të bëhet certifikimi, që duhet të botohen në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.
Më pas personat që e ushtrojnë këtë veprimtari do të duhet të certifikohen brenda 6 muajve.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte për licencimin: të jenë mbi moshën 18 vjeç; të ketë mbaruar arsimin e mesëm; të mos ketë qenë i dënuar me heqje lirie për vepra penale të kryera me dashje; të jetë i pajisur me dokumentin që vërteton përfundimin me sukses të programit përkatës për kualifikimin e udhërrëfyesit.
Ndërsa, nëse këtë profesion do të duan ta ushtrojnë shtetas të huaj atëherë përveç këtyre kritereve, personi duhet të jetë me qëndrim të ligjshëm për jo më pak se një vit në Shqipëri dhe të ketë johuri bazë të gjuhës shqipe. qafshtam2
Do të jetë një komision i posaçëm ai që do të shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për pajisjet me certifikatë. Këtij komisioni i lihet afat 45 ditë për të shqyrtuar dokumentacionin e plotë dhe më pas duhet të shprehet për miratimin ose jo.
Aktet nënligjore përcaktojnë se udhërrëfyesi nuk mund të shoqërojë një grup turistësh të përbërë nga më shumë se 52 persona dhe se ai duhet t’i shoqërojë gjatë gjithë kohës, me përjashtim të kohës së lirë. Gjithashtu parashikohet edhe mënyra sesi do të veprojë një udhërrëfyes, i cili do të jetë i vetëpunësuar. Atij i lind detyrimi që të regjistrohet si person i tatueshëm dhe të ketë gjithmonë me vete kontrata shërbimi.
Çdo kategori udhërrëfyesish do të shoqërohet me një kurrikulë të veçantë e cila do të jetë produkt i bashkëpunimit të disa institucioneve përgjegjëse. Ligji i ri i turizmit njeh tri kategori udhërrëfyesish: lokalë, kombëtarë dhe të specialiteteve të veçanta./m.m/
https://www.ata.gov.al/guidat-turistike-si-do-te-behet-licencimi-per-shqiptaret-dhe-te-huajt/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate