TIRANË, 25 Tetor / ATSH / – Përgjatë rrugës Egnatia ndodhen disa vepra monumentale arkitekturore por edhe kulti besimi, që bëjnë kurioz turistët dhe vizitorët e kësaj rruge.
Kjo është një arsye më shumë që në këtë vijë rrugore të lashtë është shtuar numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj që kanë interes për historinë dhe kulturën antike të zhvilluar në këtë vend.
Stacionet e pushimit dhe të furnizimit me ujë dhe ushqime, i gjen pothuajse në të gjithë zgjatimin e kësaj rruge.
Ne, sot disa prej tyre i quajmë hamame ose stacione çlodhjeje dhe relaksimi që ndjekin rrugën Egnatia.
Një e tillë gjendet dhe në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Stacioni “Ad kuintum” ose (stacioni i pestë ) njihet si një prej stacioneve të rrugës Egnatia.
Kjo banjë e njohur ndryshe si,hamam është ndërtuar përgjatë rrugës për ti shërbyer
qytetarëve edhe si stacion pushimi.
qytetarëve edhe si stacion pushimi.
Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë.
Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për kurimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së regjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture.
Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “Stacioni i Rrugës Egnatia”.
Tashmë këto banja thuajse kanë, dalë jashtë funksionimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që i rrethojnë.
Janë vepra monumentale që tregojnë historinë tonë dhe për këtë duhen ruajtur dhe mirëmbajtur. Ato tashmë janë kthyer në destinacione turistike.
/n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/monumentet-antike-ne-via-egnatia-nje-destinacion-i-pelqyer-turistik/
Nessun commento:
Posta un commento