05 ottobre 2016

Vjeshta e Thethit bukutite dhe vështirësitë qe e bejne te vizitohet nga shume turiste Vendas/Huaj

thethi2TIRANË, 5 Tetor /ATSH/- Thethi ka qenë më i frekuentuari këtë sezon veror nga vizitorët e huaj dhe vendas, por tashmë jemi future në një tjetër sezon turistik, atë të vjeshtës dhe më pas vjen ai i dimrit apo siç quhet turizmi i bardhë.
Ky është dhe sezoni më i vështirë për tu ngjitur drejt Thethit për shkak të infrastrukturës rrugore dhe vërshimit të përrenjëve të shumtë që gjenden në këtë zonë.
Por, edhe ky sezon ka vizitorët e tij pasionant pas natyrës.
Kjo është periudha kur pyjet e këtyre lartësive ndryshojnë petk nga e gjelbërta në të verdhë.
Peizazhistët dhe natyralistët e pëlqejnë shumë këtë ndryshim.
Për ti ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit edhe në këtë stinë, administrate e Zonave të Mbrojtura e rrethit të Shkodrës në bashkëpunimthethme pushtetin vendor, me  fondet e Ministrisë Mjedisit,  realizuan  rehabilitimin e ujrave të rrëmbyeshëm të i “Prrojit Shellinzave”, në Parkun Kombëtar Theth .
Ata  ndërtuan  prita malore me gurë dhe brez betony duke bërë të mundur administrimin e ujrave të  vrullshëm.
Kjo u vjen në ndihmë vizitorëve aventurier që ngjiten në këto lartësi.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/thethi-mbetet-me-i-vizituari-nga-turistet-e-huaj/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate