12 ottobre 2016

Guidë: Liqene dhe pedalim, aventurë me biçikletë në pllajën e Dumresë

Eksplorimi me biçikletë i pllajës së Dumresë ofron për të pasionuarit e dyrrotakëve ndërthurjen e shkëlqyer të peizazheve kodrinore dhe fushore, dhe udhëtimit nëpër pasqyrat gjigante të liqeneve të shumta të zonës.

Autor: Ivana Dervishi  BIRN  Lushnje, Belsh
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Shiu i vjeshtës gjatë muajit tetor shpesh ia ndërlikon kalendarin aventurierëve të natyrës, por e shtuna e kaluar pati veçse një vrenjtje të lehtë të motit dhe si pasojë qe ideale për një udhëtim të gjatë me biçikletë në pllajën e Dumresë.
Pllaja e Dumresë e cila shtrihet nga lumi Devoll në jug deri në lumin Shkumbin në veri dhe që përkufizohet nga fusha e Pazhokut në lindje dhe ajo e Myzeqesë në perëndim, është e njohur për liqenet e shumta karstike të cilat mendohet se të shpërndara nëpër zonë arrijnë në 85.
Numri i shumtë i liqeneve që mund të vizitohen në një rreze të ngushtë pedalimi, i ndërthurur me lartësinë 200 metra mbi nivelin e detit, e cila është e përballueshme fizikisht për këdo, e kthen Dumrenë në një aventurë tërheqëse të eksplorimit me dyrrotak.
Ju mund të kurseni kohë dhe kilometra në aventurën tuaj, duke përdorur autobusët e linjës Tiranë-Lushnje ose Tiranë-Berat, (të cilët nisen afërsisht çdo 30 minuta dhe që pranojnë deri në pesë biçikleta në bagazhet e tyre për një çmim ekstra transporti), për të mbërritur në zonën e rrethrrotullimit të Plukut në Lushnje, nga ku rekomandohet ta nisni udhëtimin që gjithsej shkon 80 kilometra dhe që merr 6-7 orë pedalim.
Ndalesa e parë që nuk duhet humbur kurrsesi është në kilometrin e 17, në rezervuarin e Murrizit që njihet ndryshe edhe si ujëmbledhësi i Thanës. Në një ditë me diell i përngjan një pasqyre gjigante të qiellit të kaltër ku fluturojë të pashqetësuar shpendët simbol të zonës, si pelikani kaçurrel.
Deri në kilometrin e 30 rruga e asfaltuar është në nivel fushor dhe shoqërohet nga pamje të jetës idilike të fshatrave si Murrizi, Sheqi, Kozare dhe Vlashuk dhe fushave të mbjella e serrave tipike.
Në horizont, më pak se 20 kilometra, përshfaqet jo shumë i largët tundimi për të vizituar Beratin apo malin e Tomorrit, po ashtu pika mjaft tërheqëse për çiklistët.
Nga Vlashuku deri në Grekan, relievi fillon të ngrihet deri në lartësinë 200 metra e të ulet për disa metra për t’u ngritur sërish duke i dhënë të pasionuarve të biçikletave sfidën e ngjitjes së kodrave të rrahura nga dielli dhe kënaqësinë e zbritjes së tyre.
Deri në këtë pikë keni udhëtuar paralelisht me lumin Devoll duke e ndeshur atë në të rrallë, por kthesa në të majtë në Grekan në kilometrin e 42 të kësaj aventure shënon nisjen e eksplorimit të liqeneve të shumta.
Rruga Marinëz, e cila të çon në Belsh, ka brenda pak kilometrave rreth 7 liqene të vogla nga të dyja anët e saj dhe Shkëmbin e Gradishtës ku familjet vendase festojnë çdo vit Ditën e Verës dhe Ditën e Balonave.Nëse udhëtimi juaj ka nisur rreth orës 9-10 të mëngjesit, liqeni i Belshit është vendi i duhur për një pushim dreke me ushqime të zonës dhe çmime mjaft të lira.
Në 15 kilometrat në vazhdim nga Belshi drejt Çerragës relievi i ngritur mbetet një sfidë e përballueshme për këdo për sa kohë bëhen ndalesa të shpeshta në 11 liqenet dhe rezervatet e zonës.
Bukuritë natyrore të Pllajës së Dumresë përbëjnë një shëtitje magjepsëse pasi ato të krijojnë përjetimin e gjallë të një tabloje mbresëlënëse të jetës së fshatit, ku sytë të ndeshin shpesh kuajt apo gomerët si mjet transporti.
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Nga mesi i fushave të gjelbra, fshatarët e rrahur nga dielli do t’ju përshëndesin duke ju uruar rrugë të mbarë, ndërsa vazhdojnë të punojnë si qëmoti tokat apo kthejnë bagëtitë në stallat pranë shtëpisë.
Shkëputja nga jeta e gjallë dhe e zhurmshme e kryeqytetit për të vizituar zona që ashtu sikurse aventurierët e biçikletave e përkufizojnë “nuk  i shijon kaq mirë kur udhëton me makinë” është doza e duhur për ta shijuar jetën krahas vrullit të punëve, edhe me prehjen që ofrojnë fshatrat dhe natyra.
Me të mbërritur në Çerragë, 100 metra në të djathtë do t’ju duhet ta merrni biçikletën në dorë pasi rruga është e pashtruar.
Në 10 kilometrat e fundit do të zbrisni drejt Karbunarës së Vogël, ku e vetmja gjë që do t’ju duhet të bëni është të shtrëngoni aty-këtu frenat.
Flladit vjeshtak i kthimit në Lushnje do të jetë vija juaj e padukshme e finishit të një udhëtimi 80-kilometërsh të zbukuruar me peizazhe përrallore, eksplorim liqenor dhe adrenalinën që vetëm thjeshtësia e lëvizjes mbi dy rrota mund ta falë.
Sfida e fundit? Autostopi i autobusëve që kthehen për në Tiranë, ku fati ndihmon më të duruarit.
Foto nga aventura:

Nisja e aventurës me biçikletë në Pllajën e Dumresë nga Lushnja. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Nisja e aventurës me biçikletë në Pllajën e Dumresë nga Lushnja. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rezervuari i Murrizit ose Ujëmbledhësi i Thanës, në km e 17 të udhëtimit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Relievi kodrinor i Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Relievi kodrinor i Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një zonë e mbjellur me pemë në Grekan. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një zonë e mbjellur me pemë në Grekan. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një nga liqenet e Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një nga liqenet e Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Eksplorim me bicikletë i liqeneve të Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Eksplorim me bicikletë i liqeneve të Pllajës së Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqeni i Rrumbullakët në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Grekanit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqeni i Grekanit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqenet në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqenet në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi në Pllajën e Dumresë. 8 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqeni i Belshit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqeni i Belshit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Udhëtimi me biçikletë në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pllaja e Dumresë e parë nga lart. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pllaja e Dumresë e parë nga lart. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një çiklist me një tatuazh biçiklete gjatë aventurës në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një çiklist me një tatuazh biçiklete gjatë aventurës në Pllajën e Dumresë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Për t’iu bashkuar reporteres së BIRN në aventurat e saj të radhës me biçikletë, anëtarësohuni në grupin e organizimit në mënyrë spontane dhe falas të eksplorimeve të Shqipërisë mbi dy rrota “Aventura me Biçikletë”

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate