
TIRANË, 26 Tetor / ATSH / – Me fondet e AKZM dhe Ministrisë së Mjedisit, në Parkun Kombëtare Theth, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e zyrave të informacionit dhe pritjes për vizitorët.
Këto zyra, do t’u shërbejnë vizitorëve dhe turistëve të huaj që do të vizitojnë Parkun Kombëtar të Thethit duke e orientuar dhe shoqëruar me guidator specialist.
Drejtuesit e AdZM-së së Shkodrës thonë se kjo qendër pritjeje dhe orientimi do të jetë gati në Janarin e vitit të ardhshëm dhe do tu shërbej turistave alpin të aventurës edhe në sezonin dimror dhe kryesisht në sezonin veror të ardhshëm.
Kjo qendër pritjeje do të plotësojë të gjitha kriteret që shërbejnë për misionin e saj,që nga mjetet orientuse, personeli i specializuar deri te infrastruktura e ndihmës dhe shpëtimit. /a.g/
https://www.ata.gov.al/ngrihet-nje-qender-pritjeje-dhe-orientimi-per-vizitoret-ne-theth/
Nessun commento:
Posta un commento