14 ottobre 2016

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës,vendi turistik i përhershëm pranë Tiranës

qafshtamTIRANË,14 Tetor /ATSH -N.Lena/ – Shumë pranë Tiranës, shtrihet një masiv pyjor mbase më interesanti dhe më pak i eksploruari dhe i publikuari për turizmin Shqiptarë. Është masivi pyjor i Qafështamës ose Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës, një vend piktoresk, ku teksa ndjen erën e pishave, ahut e dëllinjave, të thuash se është një mrekulli që duhet shfrytëzuar.
Me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh dhe vendndodhje  rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës, ai mbetet një perlë malore, kaq pranë kryeqytetit.
Duke konsideruar se turizmi malor është prioritet  dhe një burim i mire fitimi ekonomik, mund të them se kjo bukuri natyrore pak shfrytezohet edhe për shkak të infrastrukturës rrugore.
Ndonëse prej kohësh kanë nisur punimet në rikonstruktimin në rrugën që të dërgon në pikën turistike të Qafë-Shtamës, ajo nuk ka përfunduar dhe mbetet problematike për turistët.
Ndër vite, një zonë e harruar, tashmë banorët e saj jetojnë me shpresën e realizimit të rikonstruksionit të kësaj rruge dhe hapjes së perspektivës për tu lidhur me pjesën tjetër të vendit siç është Kruja dhe Burreli.qafshtama3
Kjo është një zonë që meret kryesishtë me blegtori dhe me bujqësi,por që prodhimet e tyre mbeten pa treg per shkak se nuk kanë mundësi komunikimi me zonat e gjera të konsumit. Ky është i vetmi burim ekonomik i kësaj zone,por një tjetër burim i rëndësishëm është edhe turizmi natyror. Pyjet,ajri i paster,ushqimi i freskët dhe tradicional dhe mbi të gjitha uji i pijshëm  i kësaj treve,është i veçantë.
Parku ka filluar të ruhet e të mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, i cili nuk është prekur nga keqbërësit e pemët nuk janë dëmtuar dhe këtu, një ndihmë të madhe mësohet se kanë dhënë edhe banorët e zonës, të cilët e ruajnë me fanatizëm parkun.
Qafë-Shtama gjendet rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cudhit. Qafa shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri.
Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër.
qafshtam1Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafë-Shtamës, rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar.
Emrin e ka marrë në vitet 1930-të, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore, teksa një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë.
Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Ndërsa Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare.
Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është e vështirë dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë.
Po bëhen përpjekje  që të zgjerohet kjo zonë e  mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut.
Kjo për banorët do të thotë të mos hedhin më sytë nga qyteti për të ndërtuar jetesën, por t’u përkushtohen pronave të tyre dhe t’i zhvillojnë ato. Aty kanë filluar të ngrihen bujtinat dhe hotelet e para për pritjen e turistëve.
Hoteleria turistike është e tipit Alpin dhe për bujtësit përdoren kryesishtë bujtinat e banorëve vendas.qafshtam2
Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, ndodhet jo larg Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza” nga ku vizitorët e huaj që mbërrijnë në vendin tonë dhe janë kurioz të sodisin natyrën e bukur të vendit, Qafë Shtama është destinacioni më i afër.
Aty do të gjejnë të ndërthurur natyrën me historinë. Shumë visitor tashmë e njohin këtë destinacion turistik dhe e vizitojnë në çdo stinë të vitit.
Edhe në këtë sezon kur gjethet zverdhen, vizitorët nuk mungojnë në Qafështam.
Janë grupe turistësh të huaj dhe të rinjë të organizuar nga Tirana apo qytete të tjera.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/masivi-pyjor-i-qafeshtamesvendi-i-perhershem-turistik-prane-tiranes/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate