TIRANE, 6 Tetor / ATSH / – Një grup prej 25 operatorësh turistike hungarez vizitojnë Shqipërinë si anëtarë të Shoqatës së Udhëtarëve Turistikë Hungarezë, të drejtuar nga presidenti i saj, Dr. Balint Erdei.
Ky udhëtim familjarizues i organizuar nga Agjencia Turistike Shkodra Travel dhe në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, bëhet në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit dypalësh për tërheqjen e operatorëve turistike hungareze drejt Shqipërisë.
Grupi turistik hungarez pati një pritje speciale në një nga hotelet më të mira të vendit, Hotel Premium, në Golem (Durrës).
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Ardit Çollaku, vuri theksin në miqësinë qindravjeçare që kanë dy vendet tona, rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për tërheqjen e turistëve hungareze drejt Shqipërisë, si dhe bëri një pasqyrë të përgjithshme të bukurive natyrore dhe jo vetëm, që ofron vendi ynë.
Të pranishëm ishin dhe ambasadori hungarez rezident në Shqipëri, Antal Heizer, presidenti i Shoqatës së Agjencive Turistike (ATA), Enver Mehmeti dhe nënkryetari i ATA, Sokol Hoxha, Kryetari i Shoqatës së Hotelerive Shqiptare, Zak Topuzi etj.
Gjatë mbrëmjes AKT gjithashtu shpërndau disa materiale promocionale për të pranishmit. Në ditët në vijim grupi hungarez do të vijojë vizitat në destinacionet kryesore turistike shqiptare për të bërë të mundur përshirjen e Shqipërisë në paketat e tyre turistike, si një destinacion i ri hungarez.
/a.ke/
https://www.ata.gov.al/akt-udhetim-familjarizues-me-anetaret-e-shoqates-se-udhetareve-turistike-hungareze/
Nessun commento:
Posta un commento