Vlorë, 11 tetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Te pakten 354 turistë gjermanë të moshave të ndryshme, mbërritën të martën me një kroçierë në portin e Vlorës, në kuadrin e një itinerari që përfshin porte e qytete të ndryshme të zonës së Mesdheut.
Turistët gjermanë, që ishin nisur nga porti i Kotorrit(Mali i Zi), janë duke zhvilluar një tur në pika të ndryshme me vlera historike e kulturore, me destinacion final qytetin antik të Apolonisë në Fier.
Turistët gjermanë, që ishin nisur nga porti i Kotorrit(Mali i Zi), janë duke zhvilluar një tur në pika të ndryshme me vlera historike e kulturore, me destinacion final qytetin antik të Apolonisë në Fier.
Pas ankorimit të mjetit lundrues “Berlin”, në njerën prej kalatave të portit të Vlorës, turistët e huaj, janë nisur me biçikleta, duke përshkuar bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës, të ndjekur nga dhjetra qytetarë që i kanë përshëndetur në këtë paradë mbresëlënëse e të veçantë. Më parë ata janë përshëndetur nga autoritetet portuale lokale, ndërkohë që, drejtori i Portit Tedi Nasto u ka uruar mirëseardhjen dhe qëndrim të këndshëm.
Pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit shoqëruar me reshje të vazhdueshme shiu, turistët gjermanë kanë vazhduar me programin e tyre që do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes, kur ata do të nisen për të vijuar lundrimin drejt Greqisë.
Ata janë shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe një autoambulancë.
Tre ditë më parë, në portin e Vlorës u ankorua kroçiera “Belle D’Adriatic” nga Belgjika, me 150 turistë në bord. Autoritetet portuale të Vlorës, synojnë që ta përfshijnë këtë port dhe vetë qytetin në itinerarin turistik Mesdhetar dhe më gjerë. Ankorimi i dy mjeteve lundruese turistike të kapaciteteve të tilla brenda pak ditësh, vlerësohet si një tregues pozitiv në këtë proces.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/turiste-gjermane-me-krocieren-berlin-ne-vlore-shkojne-me-bicikleta-drejt-apolonise/
Nessun commento:
Posta un commento