02 ottobre 2016

Turistët e huaj, interes për traditën dhe historinë shkodrane

14440856_1016122985200296_6634764904511479367_nSHKODER, 2 Tetor/ATSH/- Nga viti në vit numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë rritet.
Edhe qyteti verior i vendit, Shkodra shënon rekord të ri vizitorësh.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, bën të ditur se numri i vizitorëve në Kalanë e Shkodrës deri në fund të muajit Gusht shënon 27.403 kundrejt vetëm 6.394 që ishte në 2013 për të njëjtën periudhe.
Në këtë rast shifrat flasin më shume se fjalët.14432971_1016103758535552_584265386475759983_n
Turistët e huaj kanë shprehur interes për traditën, kulturën, historinë, arkeologjinë, arkitekturën dhe etnografinë, këtë pasuri të madhe të trashëguar në breza me dashuri dhe respekt.
DRKK Shkodër  mundohet që gjithë këto asete te vyera që ka rajoni verior, ti promovojë,  konservojë, mirëmbajë në shërbim të një turizmi të qëndrueshëm dhe rritjes në komunitet të sensibilizimit dhe dashurisë për të shkuarën, historinë dhe traditën.
14470429_1016104878535440_3181402852665345018_nShqipëria vijon të përshkruhet nga mediat e huaja si një vend me bukuri mahnitëse.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/turistet-e-huaj-interes-per-traditen-dhe-historine-shkodrane/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate