
Është një periudhë ku ndryshimet klimaterike në këto lartësi fillojnë të bëhen prezente me uljen e temperaturave, mjegullën, shirat dhe zverdhjen e gjetheve.
Të rinjtë bëjnë vizita në monumentet e natyrës si dhe në vendet historike si Kalaja e Tomorrit. Ata shoqërohen nga punonjësit e administratës së parkut nga të cilët marrin dhe informacionin e duhur.
AdZM e Beratit ka ngritur dhe një qendër pritjeje për vizitorët që mbërrijnë në park, nga ku informohen për itinerarin dhe vendet më të vizitueshme. Kjo ka bërë që numri i turistëve këtë vit të rritet ndjeshëm.
Vëzhgimi i natyrës dhe i faunës malore, ka bërë kurioz shumë vizitorë./m.m/
https://www.ata.gov.al/parku-kombetar-i-tomorrit-destinacion-per-vizitoret-e-lartesive/
Nessun commento:
Posta un commento