DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore.
Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
28 ottobre 2016
Dëmtime serioze në kalanë e Gjirokastrës, shembje në murin lindor
26 TETOR 2016 - 12:45 | PËRDITESUAR NË 12:55
Shembet një pjesë e murit lindor në Kalanë e Gjirokastrës në zonën pranë hyrjes së Sahatit.
Degradimi që ka nisur prejt vitesh në strukturën murale rrezikon që të pasohet me shembjen e një pjesë tjetër të murit.
Paqëndrueshmëria bazale e murit, si pasojë e erozionit, lagështirës dhe mungesës së rehabilitimit, janë faktorë të cilët kanë çuar në këtë gjendje alarmi themelet e objektit shekullor.
Banorë të lagjes ‘Pazari i Vjetër’, qendrojnë me frikën e shembjes së pjesëve të tjera të murit të kalasë.
‘’Makina e ka shtyrë apo vetë nga koha ka rënë. Tani sa dola në mëngjes dhe e pashë dhe më erdhi keq. Nuk e di si do ja bëjmë’’, u shpreh një banore.
Shembja e murit mund të jetë provokuar tërmeti që lëkundi Gjirokastrën disa ditë më parë dhe reshjet e shiut.
Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës konfirmon se do të ketë një ndërhyrje tërësore që do të izolojë rrezikun, sidomos për kalimtarët dhe mjetet.
Kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në jug të vendit. Ajo përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Nessun commento:
Posta un commento