TIRANË, 29 Tetor / ATSH.N.Lena/ – Një nga pikat turistike më të frekuetuara në rrethin e Beratit është edhe zona e Roshnikut.
Ajo ka një bukuri të rrallë natyrore. Kushtet e favorshme klimatike i kanë falur kësaj zone një gjelbërim të përhershëm. Kjo ka sjellë që produktet e saj blegtorale të jenë nga më të kërkuarat në treg. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike.
Nga Roshniku e kanë prejardhjen Qyprillinjtë e famshëm që drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet.
Në këtë fshat është dhe “Cesma e Tarikos”.një burim uji historik i dekoruar me një murale guri dhe me bishkrime dedikuar emrit të Tarikos.
Kjo çesmë tashmë është kthyer në një vend shlodhjeje, freskimi, por edhe pelegrinazhi për të mësuar më shumë prej historisë së saj.
Pllaka përkujtimore e vendosur në murin e çezmës thote: “Ju udhetarë që kaloni e pini ujë e uroni, Tarikon ta kujtoni. Tarikua e ema e Demirit që ngeli garibe nga dora e qafirit në vitin 1925” .
Tariko ka qenë një grua dhe nënë e mirë që ju vranë të dy djemtë nga hasmi dhe ngeli e vetme. Ajo e përballoi dhimjen dhe qëndroikryelartë. Banorët e zonës e nderonin dhe e respektonin.
Në nder të sakrificave të saja, ata ngritën një çesme që Tarikos mos t’i humbte emri i mirë. Kjo çesme e lashtë ndodhet në anë të rrugës tregetare ose Vromit të madh siç i thonë fshatarët e zonës, që lidhte dikur Beratin, Korçën, Maqedoninë me portin e Vlorës.
Kjo rrugë ishte një degëzim i rrugës Egnatia që të shpinte në Stamboll. Mbi këtë rrugë ndodhet dhe “Hani i Perisnakës”, që është futur në gojëdhëna për bëmat e tija të kusarisë.
Aty mblidheshin hadutët e kusarët që grabisnin karvanet që kalonin në rrugën e madhe dhe ndanin plaçkën. Aty ziheshin, rriheshin dhe vriteshin për plaçkën e vjedhur. Në këtë rrugë grabiteshin dikur edhe të pambrojturit.
Kjo rrugë e vjetër dhe zona përreth Tomorrit, kanë vlera historike, kulturore, mbartin në vete kuriozitete dhe shumë vlera natyrore e turistike. Udhëtari që kalon në këto zona, do të qëndroje e do pijë një grusht ujë nga çesma e Tarikos. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/cesma-e-tarikos-dhe-vrromi-i-madh-si-destinacione-per-turizmin-historik-ne-zonen-e-tomorrit/
Nessun commento:
Posta un commento