
Me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti, ka mbërritur në bregdetin tonë, një grup xhirimi amerikan i PBS-së.që realizon një emision të ndjekur nga mbi 20 milion amerikanë, është fokusuar në xhirimet e potencialit turistik të bregdetit shqiptar, planet për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vecanti fshatrat e bregdetit.

Por në veçanti, ekipi amerikan u fokusua në prezantimin e modelit të sukseshëm të Butrintit si një prej modeleve funksional për ruajtjen e trashegimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Drejtori i Agjensise Kombëtare të Bregdetit ka prezantuar për ekipin amerikan të PBS histroinë e krijimit të Parkut Kombëtarë të Butrintit si dhe sfidat për ruajtjen e tij nga zhvillimet e pa planifikuara. Butrinti ka qenë stacioni i qëndrimit të ekipit amerikan dhe fokusi i emisionit ”Wscape Seeker” i cili në fundin e nëntorit do të prezantohet për publikun amerikan.

Mbritja e kësaj anije në Shqipëri është një lajm i mirë për turizmin shqiptar pasi “Windstar” është një prej anijeve më të famshme në botë e cila në saj të teknologjisë së saj të sofistikuar perdor për lundrim një kombinim të velave dhe motorëve të saj./a.g/ http://www.ata.gov.al/televizioni-amerikan-pbs-emision-per-bregdetin-dhe-trashegimine-kulturore-182489.html
Nessun commento:
Posta un commento