![Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni prezanton "Imazhin e Ri Turistik të Shqipërisë” në Berlin](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-dhe-Turizmit-Eglantina-Gjermeni-prezanton-Imazhin-e-Ri-Turistik-t%C3%AB-Shqip%C3%ABris%C3%AB%E2%80%9D-n%C3%AB-Berlin-525x350.jpg)
Sipas INSTAT, në hotele shifra e afarizmit në volum u rrit me 20,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar 2013 dhe po ashtu me të njëjtin krahasim, u rritën me 24,2% numri i të punësuarve me pagesë dhe me 22,5% fondi pagave në ndërmarrjet e aktivitetit “Hotele”.
Shumë më e madhe është rritja e punës në këtë sektor edhe krahasuar me 3-mujorin e parë 2014, ku në aktivitetin “Hotele”, shifra e afarizmit në volum u rrit me 45,6 %, për indeksin e numrit të të punësuarve me pagesë me 8% dhe i fondit të pagave 9,7 %.
Agjencitë e udhëtimit gjithashtu rezultuan me 37% më shumë rritje të volumit të punës në 3-mujorin e dytë, ndaj të njëjtës kohë të vitit 2013, por ndërsa u rrit indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë me 2,7 %, indeksi i fondit të pagave paraqitet me rënien 6,7 %.
Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqet me rritjen 19,7 %, krahasuar me 3-mujorin e parë, me rënien 3,5% të indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë, ndërsa indeksi i fondit të pagave u paraqi me rritje 3,4 %. /a.ke/http://www.ata.gov.al/hotelet-dhe-agjencite-turistike-zgjerojne-aktivitetet-177419.html
Nessun commento:
Posta un commento