

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në vijim të promovimeve dhe promocionit të vlerave të vendit tonë, i dha mbështetjen dhe mirseardhjen eventit dhe pjesëmarrëseve të “Miss Globe 2014″, finalja e të cilit do të zhvillohet në Shkodër në datën 8 nëntor 2014
Pas një vizite në simbolet e diktaturës në bulevardin qëndror të Tiranës, ku u mbajt edhe fjala e mirëseardhjes nga përfaqësuesit e AKT, bukuroshet e Miss Globe u shoqëruan për të vizituar rezidencën qeveritare (Vila 31), ku vite më parë shërbente si shtëpia e udhëheqësit të lartë komunist të kohës.
Gjithashtu vajzave pjesëmarrëse në Miss Globe iu shpërndanë edhe materiale promocionale për t’u njohur me kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore që vendi ynë ofron.
‘Miss Globe’ është një eveniment i përvitshëm, i cili përsëritet gjatë çdo tetori në dhjetë vitet e fundit. Ajo që ‘Deliart Association’ ka synuar që nga fillimi i këtij misioni ka qenë prezantimi në botë i një Shqipërie tjetër, jo si vendi i shumë problemeve dhe varfërisë, por paraqitja e Shqipërisë së vërtetë, vendit të lashtë dhe të bukur, me të vërtetë tërheqës dhe mikpritës, integrimi i Shqipërisë në çdo cep të botës. /a.ke/http://www.ata.gov.al/promovimi-i-turizmit-shqiptar-tashme-edhe-nga-bukuroshet-e-miss-globe-191938.html
Nessun commento:
Posta un commento