
Sipas Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), ky panair synon nxitjen e aktiviteteve të qëndrueshme në hapësirën e Parkut kombëtar të Butrintit, pasuri e UNESCIO-s përmes produkteve të kulinarisë, duke adresuar edhe vetëpunesimin e grave të pazëna me punë në qytezën e Ksamilit me 10.000 banore.

Sipas drejtorit të Zyrës së Administrimtit dhe Koordinimit në Butrint, Gjergji Mano, “Arome tradite”, u zhvillua si një aktivitet i rëndësishëm me impakt edhe në kuadër të Ditës kombëtare të Trashëgimisë si dhe të projektit të BE-s EX.PO.AUS, ku Butrinti promovohet si një nga 13 parqet e zgjedhura në hapesirën gjeografike të Adriatikut, që nis me Kroacinë e përfundon në Korfuz. Ky aktivitet është një tjetër stimul për të nxitur vizitorët dhe turistët e huaj që ta vizitojnë Sarandën edhe në këtë stinë./a.ke/ http://www.ata.gov.al/panair-kulinarie-ne-kalane-veneciane-te-butrintit-177270.html
Nessun commento:
Posta un commento