
Në qytetin e Pogradecit mund të shkosh nga rruga nacionale, e cila kryqëzohet në Majën e Qafë Thanës me rrugën që vjen nga pika kufitare me të njëjtin emër, nga Maqedonia.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në një guidë të saj rekomandon për turistët që pikërisht ku kryqëzohen këto dy rrugë të mos harrojnë të keni me vete aparatin fotografik për të fiksuar një pamje të rrallë: Liqenin e Ohrit, një perlë e vërtetë.

Rrugës për në Pogradec kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe me thellësinë që arrin deri në 285 m, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë dy milion vjeçare, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish, nga të cilët 70 % janë endemikë dhe 30 % lloje butakësh ku veçohet sfungjeri i Ohrit, i cili gjendet edhe në liqenin e Bajkalit.

Në këtë qytet, të banuar prej periudhës së neolitit dhe më pas nga fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaretëve, (që kanë vënë zanafillën e qytetit me kalanë e Pogradecit, në një kodër 870 m. mbi nivelin e detit), mund të vini në çdo stinë të vitit, pasi ka një klimë të mrekullueshme.

Rajoni i Pogradecit është i pasur me monumente natyrore dhe historike i mrekullueshëm dhe e veçantë. Ju mund të vizitoni monumentin natyror “Guri i Kamjes”, që është i vendosur në komunën Dardhas (në rrugën nga Pogradeci deri në Korçë, në afërsi të fshatit Osnati). Monumenti natyror është 70 m i larte dhe papritmas rritet jashtë terrenit përreth si një “anije me vela në një det të gjelbër.” Siti arkeologjik dhe varret monumentale të Selcës shtrihen 30 km larg Pogradecit. Monumentet këtu datojnë në shekullin e IV-të dhe V-të. Varret monumentale shkëmbore gjenden në shumë pak vende të tjera në Ballkan. /a.ke/http://www.ata.gov.al/pogradeci-qyteti-qe-fle-buze-liqenit-190226.html
Nessun commento:
Posta un commento