12 ottobre 2014

OBT, konferencë në Tiranë për sezonin turistik



TurizmiTIRANË,10 Tetor / ATSH / – Turizmi shqipëtar tashmë është futur  në industrinë e turizmit gjithëvjetor në përshtatje me sezonet. Për këtë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit,  në bashkëpunim me Organizatën  Botërore të Turizmit (OBT), do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për “Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm” më 19-20 tetor në Tiranë.  Pjesmarrësit nga disa vende të botës do të diskutojnë mbi eksperiencat dhe strategjitë që do të mundësojnë si autoritetet publike, ashtu dhe komunitetin e biznesit qe të flasin mbi efektet e sezonalitetit, në atë mënyrë që të inkurajojnë zhvillimin e qëndrueshëm  të turizmit dhe krijimin e vendeve të punës.
Ministrja Gjermeni u ka bërë ftesë të gjithë vendeve anëtare të Komisionit për Evropën qe të jenë pjesë e konferencës ndërkombëtare për sezonalitetin. “Sezonaliteti është një çështje që na prek të gjithëve”, ka theksuar Gjermeni, duke shtuar se “kjo konferencë do të na shërbejë për të bashkuar energjitë dhe potencialet  tona në kthimin e turizmit nga sezonal në gjithëvjetor, në vendet tona”. /a.ke/


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate