TIRANË, 2 Tetor/ATSH-Almarina Gegvataj/- Shqipëria turistike, dhe jo vetëm, është promovuar gjerësisht nga Revista sllovene “Gostinec” në numrin e saj të radhës shator-tetor.
Artikulli prej katër faqesh që i kushtohet Shqipërisë është pjesë e rubrikës “Të njohim vendet e tjerë”.
Shkrimi titullohet “Albanija” dhe shoqërohet me fotografi të qyteteve si dhe të kulinarisë shqiptare. Artikulli ka një karakter gjithëpërfshirës, i cili trajton historinë e Shqipërisë, duke u ndalur më tej tek kultura shqiptare, mikpritja, nocioni i besës etj.
Revista sllovene i ka kushtuar jo pak vëmëndje edhe kulinarisë shqiptare, me ushqimet tradicionale që të ofrojnë qytetet kryesore, të shoqëruara me shpjegime të veçanta dhe me disa fotografi.
Botimi i shkrimit për Shqipërinë erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni, Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike dhe Publike në MPJ si dhe me Redaksinë e Revistës “Gostinec”./a.g/http://www.ata.gov.al/revista-sllovene-promovon-imazhin-e-shqiperise-177701.html
Nessun commento:
Posta un commento