15 ottobre 2014

Rubik, Kisha 8 shekullore, Zefi "Më shumë për promovimin e saj"

RUBIK - Është ndërtuar në vitin 1162, dhe është e shpallur monument kulture i cili mbrohet nga shteti, për vlerat që ajo mbart. Kisha mesjetare e Shelbuemit në Rubik është një nga objektet e kultit më religjoze ku brenda saj ka afresket më të vjetra në vendin tonë të cilat mbajnë mbishkrime në gjuhën latine me gërma gotike.

Vendi ku është ndërtuar kisha është mbi shkëmbin e qytetit të Rubikut dhe për vetë gjeografinë e saj ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.
 
Përgjegjësi i Monumentëve të Kulturës në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi thotë se ky është një objekt kulti me vlera të veçanta në vendin tonë kjo duke ju referuar afreskëve të cilët janë më të vjetrat në Shqipëri.

"E veçanta e kësaj kishe janë afresket e saj, që janë të stilit Bizantin dhe i përkasin vitit 1272, një ndër më te vjetrit në Shqipëri. Është një vend shumë interesant për tu vizituar dhe një pikë pelegrinazhi që përdoret nga banorët vendas." tha Zefi

Ndonëse kjo kishë është restauruar disa herë, absida e saj nuk është prekur dhe është ashtu siç është ndërtuar 900 vite më parë. Ky vend tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të cilët e vizitojnë, ndërsa banorët e zonës e përdorin si vend pelegrinazhi këtë objekt të rrallë kulti.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/rubik-kisha-8-shekullore-zefi-me-shume-per-promovimin-e-saj-246126.html#sthash.NZkwJYp2.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate