26 ottobre 2014

Projekt restaurimi, 61 mijë euro për Kalanë e Ali Pashës në Butrint

Aktualisht kalaja e Ali Pashës në grykën e vivarit të Butrintit është një nga monument shumë pak i vizitueshëm nga turistët në parkun e Butrintit. Njëra arsye është se aty mund të shkohet vetëm më lundrim, dhe arsyeja tjeter, lenia e këtij monumenti në gjendje të shkatërruar. Kjo kala është fortifikuar nga vetë ali pasha për të përballuar sulmet e francezëve të vendosur në Korfuz gjatë viteve 1817-1818. Monumenti aktualisht është i mbuluar nga shkurret, bimësia dhe mbeturinat. Për ta shpëtuar këtë nga kjo gjendje në Bashkinë e Sarandës na bëjnë me dije shumë shpejt në bazë të programit evropian, kalaja e Ali Pashës do të merret në konservim për t’u shndërruar në një aset turistik. Saspo është aprovuar faza e parë e projektit që do të pasohet më tej me ngritjen e një muzeu historik modest për figurën e Ali Pashe Tepelenës brenda ambienteve të kalasë dhe ndërtimin e një observatori për shpendët në këtë lagunë. Vlera e projektit të BE për kalanë e Ali Pashës shkon ne 61 mije euro. Ndërkohë që përmes këtij projekti synohet edhe rritja e numrit të turistëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmes paketave të përbashkëta turistike me vendet e rajonit. - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/projekt-restaurimi-61-mije-euro-per-kalane-e-ali-pashes-ne-butrint-248122.html#sthash.D0mLrkth.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate