22 ottobre 2014

Muzeu i parë virtual në Shqipëri sjell detaje nga jeta në diktaturë

Muzeu i memorjes vjen në formën e një muze virtual, i cili sjell nga diktatura fakte ,imazhe dhe detaje për të gjithë ata që nuk e kanë njohur  dhe jetuan atë periudhë. “Muze i memorjes”  rifreskon fakte mbi ngjarjet  e ndodhura në Shqipërinë komuniste dhe të gjitha këto fakte vijnë në ditët tona nëpërmjet 80 fotove ilustruese. Muzeu i memorjes online është një risi për Shqipërinë dhe drejtuesi i këtij projekti Prof.as Afrim Krasniqi ka sqaruar për publikun qëllimin që ka ky muze.

”Të bëjmë prezent të kaluarën, t'ia përcjellim brezave të rinj dhe gjithë njerëzve të interesuar kudo në botë mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri. Mundohemi ta pasurojmë përtej fazës së projektit me të dhëna të tjera duke qënë krejtësisht të hapur në çdo moment për çdo lloj prurje dhe informacioni të ri,"-u shpreh Kransiqi.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe ministria Kumbaro theksoi se ky muze na përket të gjithëve sepse në  vitet e diktaturës  njerëzit nuk  ishin të burgosur vetëm fizikisht por edhe mendërisht.

”Kur flasim për burgjet e komunizmit, ju siguroj që nuk ka pasur vetëm ato burgje që ishin fizikisht të tilla me hekura dhe pranga. Për ju që nuk e njihni atë periudhë dhe për ne që e kemi jetur, pavarësisht se në çfarë brezi u lindën, gjithë Shqipëria ka qënë një burg i madh. Edhe pse nuk na i vunë pranga në duar, na i vunë shumë thellë në tru,"- tha Kumbaro.

Luljeta Lleshanaku shkrimtarja e njohur, e cila  ka rrëfyer  edhe me një histori personale të kaluar në vitet e diktaturës  është ndalur në një fakt interesant që lidhet me ardhjen në pushtet të ish dikatorit Hoxha.

”Një pjesë ë të dhënave që shfaqen janë të panjohura dhe për vetë mua edhe sidomos disa detaje të kësaj natyre, diktatori Enver Hoxha hyn në Tiranë me një makinë moderne, e cila i përkiste famljës Toptani, unë nuk gjej një detaj më simbolik për natyrën dhe maralin e pushtetit, e asaj klase që morri pushtetin ne 44-rën”,-u shpreh Lleshanaku.

Bedri Coku ish i burgosur politik ka kaluar 23 vjet në burgun e Burrelit dhe të Spaçit e sheh muzeun e memorjes si një mundësi që brezat të fillojnë dhe të reflektojnë për jetën.

”Populli ynë që ka vuajtur aq shumë në një diktaturë me c'njerëzore, çmund të rrëfehet”,-vijoi Coku.

Muzeu i memorjes është një projekt i ideuar dhe realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës për ndërtimin e një muzeu virtual, në kujtim të krimeve dhe viktimave të komunizmit. Ky projekt i përgjigjet nevojës për të nderuar dhe memoralizuar viktimat e krimeve të komunizmit dhe nevojës për të informuar brezin e ri dhe shqiptarët që jetojnë në emigracion për krimet, dënimet apo burgjet e diktaturës komuniste në Shqipëri përmes 80 fotove. - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/muzeu-i-pare-virtual-ne-shqiperi--sjell-detaje-nga-jeta-ne-diktature-247558.html#sthash.50BvzOHp.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate