19 ottobre 2014

Inagurohet restaurimi ne Kukel qendra muzeale Ndre Mjeda, duke u shndërruar ne një vend shtegtimi, në fushën kulturore e të turizmit gjithëkombëtar.

NGA DOM NIKE UKGJINI
18 Tetor 2014 - 06:2

Me restaurimin e shtëpisë muze dhe sistemin e objekteve muzeale, Qendra ka marr formën e vet të duhur, duke u shndërruar ne një vend shtegtimi, në fushën kulturore e të turizmit gjithëkombëtar.

Me një ceremoni të veçantë është përuruar dje në Kukël "Qendra Muzeale e Mjedës", një ceremoni ku mori pjesë Ministria e Kulturës  Mirela Kumbaro Furxhi, zëvëndësministri Zef Çuni, e personazhe të tjerë të njohur të jetës politike e shoqërore. Pas përurimit, një vizitë në gjithë ambientet e kësaj qendre muzeale, ka ofruar për të pranishmit, një dimension të plotë të jetës dhe veprimtarisë së shumanshme të Ndre Mjedës.  Kjo qendër muzeale është ngritur pas  përpjekjeve të gjata dhe në saj të  një  bashkëpunimit  të gjerë, ku vlen të veçohet vullneti i palëkundur i  Dom Nik Ukgjinit, një nga njerëzit më pasionantë dhe idetator i gjithë kësaj qendre muzeale. 

Pas vizitës  në kishë të pranishmit kanë ndjekur edhe një  aktivitet të veçantë nga artizanët e zonave përreth,  të demostruar në mjediset e kompleksit Mjeda. Por si u ngrit kjo qendër? Kush qenë mbështetësit e kësaj ideje? Cila është historia e ndërtimit të këtyre ambienteve, në të cilat gjendet një pjesë e shpirtit të Ndre Mjedës? Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit, Dom Nikë Ukgjini zbuloi përgjigje për të gjithë këto pyetje. Më poshtë e sjellim të plotë fjalën e tij.


Puna ndërtimore e cila gjendet para jush e zhvilluar në etape të ndryshme  kohore, është fryt i disa aktorëve, të heshtur apo të zëshëm,  nga jashtë dhe brenda vendit tonë. Për shkak të rëndësisë qe ka Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, emrat e tyre  të merituar janë të vulosur tashme  në librin, me të ri Mjedologji. 

Dhe fal punës se bërë, jemi bashkuar në këtë festë inaugurimin. Prandaj,  përshëndes në emrin  tim  dhe  Aqripeshkvit të Shkodrës, Angelo Massafra, mysafiret që na nderuan me pranin e tyre, kryetarin e Komunës, Zef Hila,  Ministren e Kulturës,  Mirela Kumbaro me stafin,   autoritetet e qeverisjes  lokal, Prefektin Paulin Radovani ,  kryetarin e Qarkut, Maxhid Cungu, diplomatët:  Ambasadorin e OSB-es, dhe mikun e përhershëm të Qendrës,  Florian Raunig, ambasadorin e Austrisë,  Thomas Schnell, konsullin e nderit të Austrisë Gjergj Leçejza, konsullin e nderit të Italisë,  Vito Stliliani,  përfaqësuesit e Programit për Zhvillim Rajonal, studiues, nga Shkodra e Tirana e shumë të tjerë..etj.  Përshëndesë në veçanti, mjedologin e madh, mikun e ngushtë te kësaj Qendre, te ndierin Mentor Quku, i cili nga lartësitë qiellore, shpirtërisht është i pranishëm në gëzimin e kësaj dite.

Kisha dhe shtëpia ndërtua nga dora e vet poetit, financuar nga Perandoria Austro-Hungareze, për gjatë kohës qëndrimit të tij për 30 vite me radhë, si famullitar dhe intelektual i spikatur, pati një rol të rëndësishëm në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Gazetari austriak, Paul Ziebertz, kryeredaktor i gazetës Vaterland, me rastin e vizitës së tij në Kukël, në vitin 1909,  në librin e tij, Albanie und Albanofen,  nder të tjera do shprehej se “me një bardhësi ndriçuese rrëzë shpatit të malit, spikaste shtëpia e porsandërtuar e Dom Mjedes ... Ndreu, kishte ndërtuar kambanoren në mes të Kishëz,- kapel dhe shtëpisë, vendosur në dy pemë të mëdha...Drita e diellit në mëngjes nuk na zgjoi, por zëri i kambanës e kalibrit të lehtë, por me një melodi e me një ton shumë të bukur e të larmishëm..” Nga goja e Ndre Mjedës mësova shume çka për historinë dhe kulturën shqiptare. Mesazhe të ngjashme kanë dhënë dhe shume studiues dhe miq te Mjedës, si,  Petersen, Jokli, Majer e tjerë.

Ndre Mjeda në rrafshin kombëtar,  me punën e tij brilante ,  ishte njëri nga më të shquarit që hyri në platformën e Rilindjes Kombëtare.  Ai,  derisa ishte tek Shoqëria Jezuite nguli këmbë të kthehej në atdhe e t’ë punonte për lirimin, përparimin e lulëzimin e atdheut.  Ai njihet për atdhetarizmin  e zjarrtë, si edhe për përfaqësimin me dinjitet të vendit tone në kongrese ndërkombëtare, para shkencëtarëve e albanologëve, si edhe para rretheve  diplomatike të huaja. E gjithë poezia e tij, si: “Gjuha shqipe”, “Malli për Atdhe”, “Shtegtari “,Lissus, “Shkodra”,  Liria “Vaj i Bybylit”  “Vllavrasi” etj. 

ku në pjesën me te madhe e shkruar dhe e rishkruar në këtë shtëpi dhe tryezën e restauruar,  pati si temë kryesore çështjen atdhetare, çlirimin e atdheut, dashurinë dhe mallin për atdhe. E gjithë vepra e tij shkencore, letrare, gjuhësore, politike, artistike, qytetare, e krijuar po në ketë shtëpi,  qe në shërbim të, kombit,  atdheut dhe besimit në Zot si një vlerë universale për të cilën kishte nevojë shqiptari.

Mjeda si anëtar i Komisionit të Alfabetit në vitin 1908,  njihet si personaliteti që shpëtoi punimet e Kongresit nga dështimi i plotë, përmes aktit të tij të famshëm të tërheqjes së alfabetit të vet për të cilin kishte punuar 20 vite dhe të marrjes përsipër ne këtë Kongres, të bashkimit të shqiptarëve  detyrë që e kreu me sukses.

Mjeda,  po ne këtë shtëpi natën e 1-2  nëntorit 1912, përjeton një nga çastet më të vështira të jetës së tij.  Perandoria osmane e arrestoj dhe i a dogji shtëpinë dhe gjitha dorëshkrimet  tij. Po njëjta gjë i ndodhi edhe ne vitin 1915, kur serbet e malazezet, ishin duke u tërhequr nga Shqipëria.

 Dua t’i kujtoj Parlamentit shqiptar se Mjeda qe deputet në dy legjislatura të Parlamentit Shqiptar (1921-24). Qe kryetar i disa komisioneve parlamentare: të Bujqësisë, të Arsimit, të Arkeologjisë, e tjera. Qe Anëtar i Komisionit të zgjerimit të Statutit, hartues i shumë akteve të rëndësishme juridike të këtij parlamenti.

Ishte vera e korrikut 1937, kur ai në kulmin  e krijimtarisë së tij shkencore e pedagogjike po merrej me transkriptimin e botimin e Pjeter Budit, si edhe me Fjalorin leksikografik të gjuhës shqipe. Pikërisht në ditët e fundit të korrikut ai bëri një vizitë të paparashikuar në Tiranë. Shkoi në parlament të takonte deputetët me të cilët kishte bashkëpunuar, por më kot: ia mbyllën derën. Mjeda,  vdiq më 1 gusht 1937, pra vetëm pak ditë para se të festohej jubileu i 25-vjetorit të Pavarësisë.  A ishte një vdekje e çastit apo vdiq nga malli dhe mërzia që Shqipëria nuk arriti të zhvillohej si një shtet i mirëfilltë dhe evropian,  për cilën kauzë Mjeda punoj  terë jetën.
Me mbylljen e objekteve fetare në Shqipëri, në vitin 1967, Kisha qe shndërruar ne depo ushtarake dhe qela ne shtëpi banimi, përkatësisht gjate viteve, 1963-79, 1982-90, shtëpi muze.

Objektet duke e tjetërsuar pësuan dëmtime të madhe fizike. Me ardhjen e demokracisë pati ndërhyrje të lehta  restaurues, të cilat qenë jetëshkurtër. Me ardhjen time ne Kukël pas një kohe përgatitje,  filloi puna restauruese rrënjësore,  e cila u realizua në faza  të ndryshëm kohore nga viti 2011-2014, si dhe sistemimi i plotë i Qendrës, ku me se tepërmi spikat shtatorja e realizuar falas nga skulptori Sadik Spahiu. Deri tani në këtë Qendër janë zhvilluar me dhjetëra aktivitet kulturore e shkencore, në bashkëpunim me Komunën e Bushatit dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike si dhe botimi i revistës nr.1, Mjedologji.

Me restaurimin e shtëpisë muze dhe sistemin e objekteve muzeale, Qendra ka marr formën e vet të duhur, duke u shndërruar ne një vend shtegtimi, në fushën kulturore e të turizmit gjithëkombëtar. Puna e arritur është fryte i dashamirësisë, të njerëzve vullnet mire shqiptar dhe të huaj, të cilët kontribuuan në mënyra të ndryshme qe të shndërrohet në realitet Ëndrra e Jetës  se poeti Mjeda, njëherit dhe e imja. Mjedologu Mentor Quku, deri tani ka botuar 12 vëllime studimore për Mjedën, dhe shprehej se “po të kisha edhe një jetë, do botoja po aq vëllime të tjera për poetin Mjeda”.

Sot, nuk duhet të guxojnë asnjë Institucion apo intelektual te kërkoj falënderime sepse e kemi detyrim  të punojmë për veten tonë. Nuk guxojnë as të heshtin në këtë çast,  kur jemi duke përkujtuar këtë figurë të madhe, këtë poet, prozator, gjuhëtar, këtë albanolog, paleograf, estet, arkitekt, piktor, skulptor,  muzikant, poliglot, politikan, filozof, teolog, e meshtar të përshpirtëm dom Ndre Mjedën. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ne-kukel----nj--vizit--n--qendr-n-muzeale-ndre-mjeda-246803.html#sthash.Cibi4wu8.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate