

Dako e njohu ambasadorin izraelit me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit.
Gjithashtu, ai u ndal edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin Cohen me llojet e shumta të turizmit që ofron Durrësi dhe se turizmi është një prioritet i Bashkisë ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja.
Nga ana e tij ambasadori i Izraelit Cohen shprehu kënaqësinë që ndodhej në Durrës ku është njohur me historinë e pasur të trashëgimisë historike kulturore të qytetit.

Kryebashkiaku Dako dhe ambasadori izraelit Cohen biseduan edhe në lidhje me disa projekte infrastrukture e turistike të Durrësit që kanë ngjallur interes tek investitorët izraelitë.
Në fund të takimit kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dhuruar ambasadorit izraelit David Cohen një pikturë me një nga simbolet e Durrësit që është mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” si dhe një libër me informacione të hollësishme për trashëgiminë historike e kulturore të Durrësit. Më pas ambasadori izraelit David Cohen ka zhvilluar një vizitë në portin e Durrësit si dhe në disa biznese të qytetit./a.g/http://www.ata.gov.al/investitore-izraelite-interes-per-projekte-infrastrukture-e-turistike-ne-durres-179674.html
Nessun commento:
Posta un commento