INTERNATIONAL CONFERENCE ON “MANAGING SEASONALITY IN TOURISM” TIRANA, ALBANIA, 19 - 20 OCTOBER 2014 from Hoteleri Turizem Albania & Albanian Tourism Low-cost
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
TIRANË,18 Tetor / ATSH / – Ministria e Zhvillimit Urban dhe OBT do të organizojnë ne Tirane Konferencën Ndërkombëtare për “Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm” më 19-20 tetor. Në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete të shquara nga vende të ndryshme të Evropës, që do të ndajnë përvojat dhe modelet më të mira për të luftuar sezonalitetin në fushën e turizmit. Do të marre pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, një personalitet që ka shërbyer në disa portofole ministrore në qeverinë e Jordanisë. Ai ka mbajtur poste të tilla si, ministër i Turizmit dhe Antikiteteve, ministër i Informacionit, ministër i Planifikimit dhe Bashkëpunimit me Jashtë. Ai e filloi karrierën e tij si Profesor i Arkitekturës, Planifikimit dhe Dizenjimit Urban në Universitetin e Jordanisë nga vitit 1973 deri në 1993. Mori titullin PhD në Dizenjimin Urban dhe Planifikimin Rajonal në Universitetin e Pensilvanisë, Filadelfia, SHBA, në vitin 1983 dhe titullin Master në Shkencat Inxhinierike dhe Arkitetkturë të dhënë nga Instituti i Teknologjisë të Illinoisit. Ai ka fituar gjithashtu titullin Bachelor i Shkencave në Inxhinierinë Arkitekturore nga Universiteti i Kajros në 1973. Taleb Rifai është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit dhe në gusht të 2013 u rizgjodh Sekretar i Pëgjithshëm i OBT për një mandat tjetër pesëvjeçar. /a.ke/http://www.ata.gov.al/neser-nis-ne-tirane-konferenca-nderkombetare-per-menaxhimin-e-sezonalitetit-ne-turizem-186022.html
Nessun commento:
Posta un commento