15 ottobre 2014

Biletari elekronike në muzetë e sitet e trashëgimisë .

TIRANE- Nis zbatimi i projektit “Biletaritë Elektronike në Sitet e Trashëgimisë Kulturore & Muzeve në Shqipëri” me Ministrinë e Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Qëllimi i këtij projekti është të garantojë instalimin dhe administrimin e suksesshëm të biletarive elektronike në site të trashëgimisë kulturore dhe muzeve në Shqipëri.
 Nisma për vendosjen e biletarive elekronike e mbështetur nga AADF synon të arrijë njohje të plotë të të ardhurave të gjeneruara nga këto site dhe muze, si dhe të implementojë mekanizma qëndrueshmërie në vetadministrimin e tyre. Me anë të këtij programi, AADF do të instalojë 6 biletari elektronike në këto site kulturore dhe muze të rëndësisë së veçantë, si: Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë;  Muzeu Gjergj Kastrioti dhe Muzeu Etnografik, Krujë; Kalaja e Beratit dhe Muzeu Onufri, Berat; Parku Arkeologjik i Apollonisë, Fier; Kalaja Rozafa, Shkodër; Kalaja e Gjirokastrës, Gjirokastër.

Ministria e Kulturës do të propozojë pranë Këshillit të Ministrave që të ardhurat nga shitja e biletave dhe aktiviteteve të tjera në sitet dhe muzetë subjekt të këtij programi do t’i mbeten siteve dhe muzeve, të cilat do të administrohen nëpërmjet një plani financiar dhe strategjik të paramiratuar. Njëherësh MK do të ofrojë mbështetje institucionale për programin dhe  do të  koordinojë aktivitetet me institucionet e pavarura të jashtme si Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Shkencor i Muzeve për mbarëvajtjen e ndërhyrjeve infrastrukturore.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/biletari-elekronike-ne-muzete-e-sitet-e-trashegimise-246014.html#sthash.L1VBnUew.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate