09 settembre 2014

Zadrimë, synohet kthimi në destinacion turistik gjatë gjithë vitit

TIRANË - E identifikuar si një zone e pasur me kulture dhe ku tradita e punimeve artizanale vazhdon të jetë prezente, Zadrima duhet të përçojë dhe prezantojë akoma më shumë këtë autenticitet të saj.

Me mbështetjen e operacionit Zviceran në Blinisht të Lezhës është iniciuar trajnimi i banorëve të këtyre zonave drejt një marketingu specifik, në mënyrë që këto punime dhe vlera të Zadrimës të bëhen të dukshme për t’u vlerësuar dhe shitur.

Duke parë rëndësinë që ka marrë Zadrima, e diktuar edhe nga një numër gjithnjë në rritje i turistëve që e vizitojnë atë kërkohen më tepër cilësi shërbimi, por kjo pa dëmtuar traditën.

Në takimin e zhvilluar në Blinisht është kërkuar krijimi i një njësie marketingu të destinacionit, në mënyrë që ajo të jetë përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit që do të hartohet në bashkëpunim të plotë me aktorët e turizmit.

Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/zadrim--synohet-kthimi-n--destinacion-turistik-gjat--gjith--vitit-238030.html#sthash.GVJKmdRD.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate