02 settembre 2014

Dita e Butrintit, promovohet siti arkeologjik dhe Parku Kombëtar

Sep 2, 2014
Sarandë-Një tjetër festë që synohet të kthehet në traditë po i shtohet Sarandës turistike, Dita e Butrintit. Për rreth dy orë rresht tek sheshi tek Limani u zhvilluan një sërë aktivitetesh të larmishme që kishin si qëllim promovimn e sitit arkeologjik dhe Parkut Kombëtar të Butrintit, veprimtari këto të organizuara në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës.
Synimet konkrete të Ditës së Butrintit janë: shpalljen e muajit të trashëgimisë kulturore për rajonin e Sarandës që kulmon me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore që është data 29 shtator.
Prezantimin e dy iniciativave të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit Butrint: Bëhu mik i Butrintit dhe Bëhu partner i Butrintit, iniciativa këto që ftojnë banorë vendas, vizitorë dhe individë të tjerë që në një mënyrë apo tjetër vijnë në kontakt me Butrintin dhe dëshirojnë të kontribuojnë për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e kësaj vlere të rrallë me rrezatim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pjese e veprimtarive Dita e Butrintit ishin teatri i rrugës me pjesë nga antikiteti i lashtë, statujat e gjalla (njerëz statuja) që lidhnin elementin e parë me elementin e tretë – koncerti i violinave dhe pianos, ekspozitë fotografike me pamje nga Butrinti dhe Saranda dhe shitje e suvenireve nga artizanët e Butrintit....

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate