01 settembre 2014

Forumin Strategjik të Bledit “Power of Trust” ne Slloveni, Znj. Gjermeni pjesë e panelit “Forca e Turizmit".

Gjermeni ne SlloveniTIRANË,1 Shtator / ATSH / -Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit “Power of Trust”, që zhvillohet në Slloveni në datat 1-2 Shtator.
Znj. Gjermeni si pjesë e panelit “Forca e Turizmit”, do të mbajë fjalën e saj në diskutimin e hapur: “Si mund ta shtojë besueshmërinë në rajon, procesi i globalizimit?”.
Ministrja Gjermeni zhvilloi sot nje takim me Z.Janezc Podobnik, Drejtor i IPCE, të cilët biseduan edhe për modelin e bashkëpunimit publik-privat si edhe për efiçencen e energjisë në banesa.
Ajo do të zhvillojë edhe një sërë takimesh të tjera ku në fokus do të jetë bashkëpunimi në fushën e turizmit, shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizave si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin ndërkombëtar të Ljubjanës, në janar 2015.Gjermeni
Ky forum është shndërruar në një platformë të suksesshme të dialogut strategjik të nivelit të lartë, ku diskutohen çështje të rëndësishme, me të cilat përballet Evropa dhe Bota në shekullin e 21-të./a.g/http://www.ata.gov.al/gjermeni-merr-pjese-ne-forumin-strategjik-te-bledit-ne-slloveni-160558.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate