Në Zvërnec, turizëm sipas qejfit

Luto Cela, pronar I HOTEL

Nga Dhërmiu e përtej, turizëm larg standardeve

Poshtë, deti padyshim është i njëjtë dhe po ashtu gjej hotelet, ish-godinat e kampit punëtor të dikurshëm, prej të cilave, vetëm njëri u është kthyer pronarëve të vjetër, aty, në qendër të plazhit.
Por nuk e gjej më molin e vjetër, prej të cilit, para luftës, të vjetrit në fshat tregonin se niseshin me agrume drejt Izraelit, ullinjtë drejt Korfuzit. Më vonë prej aty, shijonte një kredhje nga maja për shumë notarë të pasionuar. Por nuk e ka përpirë deti, as e kanë shkatërruar valët e egra dimërore, jo. Mbi të është ngritur një lokal me emrin “Yacht Club”, që ka veshur me të bardhë shkëmbin dhe për një kredhje duhet të paguash lokalin, ndërsa dy bokset e muzikës, të shurdhojnë veshët me muzikë tallava…
Më e reja duket një tokë aty pranë detit ku ngrihen të sapondërtuara disa vila dykatëshe të bukura nga jashtë, që shiten me çmim 1300 euro/m². Në dhjetë vjet shumë pak ndryshime gjen në infrastrukturën hotelerike, ndërsa gjelbërimi është harlisur goxha. “HOTEL

Hotelet kanë pushtuar edhe aty gjiret e bukur me shezlonget dhe çadrat për bujtësit, ndërsa të tjerët paguajnë 500 lekë. Edhe pse shtator, pushuesit paguajnë me euro, deri në 40 euro/nata, me pak zbritje nga gushti. Çdo HOTEL

Asnjë pronar nuk ia ka haberin standardeve, sepse ndihen zot, se askush nuk i shqetëson në këtë aspekt. Përballë tyre, ti, si pushues, duhet të përballesh me çudira që ta nxijnë ditën, duke u betuar se nuk do të rikthehesh më aty. “E po punë e madhe, ka plot të tjerë që luten”, merr një përgjigje, kur ankohesh e revoltuar për kushtet e hotelit!
Pa folur pastaj me gramaturat në çdo ushqim, që nga një mëngjes fare i varfër, deri te pesha e vjedhur deri në 200 gramë e peshkut, apo copës së mishit në pjatën e drekës.
E njëjta gjë na ndodh në Porto Palermo, ku një sallatë vetëm me domate, qepë dhe kastravecë kushton 400 lekë! Dhe këto na mjaftojnë për të mos kërkuar eksplorime zonash kulinarie rreth e rrotull, se si thonë, “këtu shikon rrushi rrushin dhe piqet”. E përballë këtyre problemeve që në fakt ta prishin paksa rendin e ditës, e vetmja kënaqësi, ku më shumë, e ku më pak, mbetet deti i mrekullueshëm ku zhytesh e zhytesh… E si ne, janë të huaj me grupe të vogla, që gjithsesi, janë në kërkim të zbulimit të një vendi të panjohur…
Objektet e vizitueshme, jashtë kontrolleve
Për të mbërritur në Manastirin e Zvërnecit, që duket aq bukur atje, larg në një ishull, duhet të ecësh mbi një urë druri rreth 350 metra të gjatë mbi lagunën e ndotur me gjithçka, ku duket se punët e shumë OJF-ve me projektet e tyre, i ka marrë vala e detit. Një pyll me bukuri të veçantë dhe disa ndërtesa lyer në të verdhë tregojnë manastirin, monument historik fetar në Gjirin e Nartës, 13 kilometra nga Vlora. Kisha e Shën Marisë e tipit “kryq i lirë” me kupolë, sjell ndërthurje stilesh arkitekture romake dhe bizantine.
Në hyrje, një shenjtor me një plagë në dorë, dëshmon shkollën në përgatitjen e “mjekëve” te kisha, ku festa e Shën Marias më 15 gusht, mbledh mijëra besimtarë. Aty janë banesat e murgjve, mensa, një punishte, ndërsa anash oborrit, të mbjella me perimet e stinës. Restaurimi është bërë në vitin 2003, por më shumë se gurët mesjetarë, duken shtresat e llaçit në manastirin ku dëgjohen zërat e natës, që sipas besimit popullor, u heqin njerëzve brengat, dhimbjet.
Në të djathtë, mes tre varreve të vjetër gjen dhe Marigo Pozio, varrosur aty në vitin 1932, sipas amanetit të saj. Sot, varri, ribërë me mermer bardhezi të rëndomtë, të trishton tek shikon se ia kanë hequr kryqin e vjetër të gurtë, cimbisur tek-tuk nga erozioni …
Për këtë Manastir studiuesit përcaktojnë shekullin X, nisur nga një pllakë varri në dyshemenë e kishës, që sipas studiuesit Theofan Popa, aty gjendet varri i dukës Kondo Karanxhas, komandant i gardës perandorake bizantine, që perandori Aleks Komneni e nisi në vitin 1091 me mision në Durrës. Popa ka përkthyer mbishkrimin: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me prejardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”.
Kur manastiri u mbyll në vitin 1967, thonë se murgu i fundit iku me lot në sy duke parë si digjej biblioteka e madhe disashekullore. Më pas, ishulli me kishë bashkë u kthye në vend internimi për kundërshtarët e regjimit komunist.
Këto të gjitha rrëfehen, se sot, edhe pse i listuar në guidat turistike, te Manastiri i Zvërnecit nuk gjen njeri që të tregojë historinë, ndërsa një polic privat nuk di dy fjalë për historinë e objektit fetar. Vetëm në të hyrë të manastirit në një pllakë të stërmadhe, shkruhet mes të tjerave “…ndërtuar nga fortlumturia e tij Anastas”, a thua se ka detyra të tjera kisha përveçse të mbrojë objekte të tilla kulti kombëtare mesjetare. “Është manastir me shumë vlera. Këtu në ishull duket sikur Zoti natën fle dhe ditën ua lë njerëzve”, thotë me gjuhë poetike Arjola, një vlonjate që jeton në Greqi e që çdo vit rikthehet këtu.
Midis Dhërmiut dhe Iliazit, majë një kodre, një rrugë na ngjall kureshtjen drejt manastirit të Shën Theodhorit, ndërtuar në shekullin XV, sot një nga trashëgimitë kulturore të Bregut, e prej aty zbret në Gjirin e bukur të Gjipesë. Por gënjehesh keq! Ndonëse rruga e përuruar në vitin 2009 është e mirë, tek hap portën e manastirit, përballesh me një pamje të frikshme: gërmadha, dhi e dele dhe braktisje totale!
Nuk e kuptoj dot se çfarë vlere ka ky investim i 5 viteve më parë, kur mungon manastiri real, ndërsa kur të nisë rindërtimi aty, rruga do të riprishet! Hajde, ekonomizim, hajde, qesh, ndërsa kthehem pas për të shkuar drejt Porto Palermos.
Pasi ke paguar 100 lekë/person mund të vizitosh Kalanë aty, ndërtuar në fillim të shekullit të 19, nga Ali Pashë Tepelena. Thonë se Kalaja u ndërtua mbi gërmadhat e një kalaje të vjetër dhe të një manastiri, sipas përshkrimit të udhëtarit anglez Lik që kishte vizituar vendin. Sot, aty hyn dhe gjen mjediset brenda të pastruara dhe nuk gjen më dhi e dele si ca vite më parë. Një rojë disi i moshuar të shpjegon me pasion historitë sipas mënyrës së tij, sepse në asnjë cep të Kalasë nuk gjen asgjë të shkruar që të dëftejë gjithçka. Dhe ti detyrohesh ta dëgjosh rojën duke u menduar se ku fillon e mbaron e vërteta me legjendën. Energjia elektrike e ikur një natë më parë nuk të lejon të shikosh në errësirën e mjediseve brenda, ku gjithçka është bosh!

Në të djathtë, mes tre varreve të vjetër gjen dhe Marigo Pozio, varrosur aty në vitin 1932, sipas amanetit të saj. Sot, varri, ribërë me mermer bardhezi të rëndomtë, të trishton tek shikon se ia kanë hequr kryqin e vjetër të gurtë, cimbisur tek-tuk nga erozioni …
Për këtë Manastir studiuesit përcaktojnë shekullin X, nisur nga një pllakë varri në dyshemenë e kishës, që sipas studiuesit Theofan Popa, aty gjendet varri i dukës Kondo Karanxhas, komandant i gardës perandorake bizantine, që perandori Aleks Komneni e nisi në vitin 1091 me mision në Durrës. Popa ka përkthyer mbishkrimin: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me prejardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”.
Kur manastiri u mbyll në vitin 1967, thonë se murgu i fundit iku me lot në sy duke parë si digjej biblioteka e madhe disashekullore. Më pas, ishulli me kishë bashkë u kthye në vend internimi për kundërshtarët e regjimit komunist.
Këto të gjitha rrëfehen, se sot, edhe pse i listuar në guidat turistike, te Manastiri i Zvërnecit nuk gjen njeri që të tregojë historinë, ndërsa një polic privat nuk di dy fjalë për historinë e objektit fetar. Vetëm në të hyrë të manastirit në një pllakë të stërmadhe, shkruhet mes të tjerave “…ndërtuar nga fortlumturia e tij Anastas”, a thua se ka detyra të tjera kisha përveçse të mbrojë objekte të tilla kulti kombëtare mesjetare. “Është manastir me shumë vlera. Këtu në ishull duket sikur Zoti natën fle dhe ditën ua lë njerëzve”, thotë me gjuhë poetike Arjola, një vlonjate që jeton në Greqi e që çdo vit rikthehet këtu.
Midis Dhërmiut dhe Iliazit, majë një kodre, një rrugë na ngjall kureshtjen drejt manastirit të Shën Theodhorit, ndërtuar në shekullin XV, sot një nga trashëgimitë kulturore të Bregut, e prej aty zbret në Gjirin e bukur të Gjipesë. Por gënjehesh keq! Ndonëse rruga e përuruar në vitin 2009 është e mirë, tek hap portën e manastirit, përballesh me një pamje të frikshme: gërmadha, dhi e dele dhe braktisje totale!
Nuk e kuptoj dot se çfarë vlere ka ky investim i 5 viteve më parë, kur mungon manastiri real, ndërsa kur të nisë rindërtimi aty, rruga do të riprishet! Hajde, ekonomizim, hajde, qesh, ndërsa kthehem pas për të shkuar drejt Porto Palermos.

Në Llogora presin “të lodhur” restorantet
Nuk ka udhëtar në ikje, apo në ardhje të mos qëndrojë në një nga restorantet në pikën turistike në Llogora, për të shijuar kuzhinën tipike të zonave malore të Labërisë, përzier me shijen bregdetare, ku mund të shijosh kosin e deles, arapashin, mishin në hell, revaninë me mjaltin e zonës. Por në shtator, gjithçka duket e “lodhur” aty, që nga shërbimi i vonuar, pastërtia. Një pjatë e krisur nga çdo anë, ta heq nepsin dhe lezetin e të ngrënit aty.
Poshtë, deti përplas dallgët brigjeve të Gjirit të Palasës, ku sivjet u ngrit një pub i madh dhe pak më tej, lagjes Drimadhes, ku turizmi ka nisur të bëhet…
Ka ardhur koha e vendosjes së standardeve, teksa patriotizmi nuk mund të zëvendësojë pafundësisht këto mungesa që lodhin, mendoj verën e ardhshme, kur makinat të këmbehen në ngjitje dhe zbritje poshtë Llogarasë………

Nessun commento:
Posta un commento