
Nga ambjentet e Muzeut Etnografik, në sloganin e Prof.Dok Vaso Toles “Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole”, ka nisur edhe nata e parë e festivalit, nga një djep i lashtë siç është qyteti i Beratit.

Aktiviteti i ideuar dhe drejtuar nga artistja Eda Zari, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet verës, muzikës dhe ushqimit ka si qëllim të promovojë në dy mbrëmjet e zhvillimit të festivalit(5 dhe 6 shtator Muzeu Onufri dhe lagjja Kala) vlerat e trashëgimisë kulturore, materiale dhe jo materiale, në qëllimin e sensibilizimit të komunitetit mbi trashëgiminë materiale lidhur me monumentet e kulturës, të cilat janë një pasuri e përbashkët që ju duhet kushtuar vëmëndje dhe mbrojtje

Sipas tyre jo rastësisht është zgjedhur qyteti i Beratit si vëndi për tu zhvilluar evenimenti, pasi ky qytet ka një rëndësisë historike dhe kulturore në botë i cili është titulluar edhe “Trashëgimi Botërore” nga UNESCO.
Ky qytet gjithashtu, është i pasur në art, muzikë, kulturë, kuzhinën tradicionale, kulinarinë e verës, dhe është mbartës i plot miteve e legjendave të popullit shqiptar në shekuj.
Edicioni i parë manifeston ngjizjen e elementëve të dy botëve magjike muzikale që nga UNESCO janë titulluar “Trashëgimi Botërore”, siç janë muzika Jazz ashtu edhe Iso Polifonia jonë, e cila më 5 nëntor 2014, feston edhe përvjetorin e 9-të të marrjes së titullit “Kryevepër e paprekshme e trashëgimisë gojore nga UNESCO.

Jazz&Wine do të prezantojë shembujt e mirë të stileve muzikore dhe trajtime të reja artistike nga 10 grupe nga vëndi e bota, të cilët do të performojnë për të pranishmit. Sjellje të performacave të bandeve ku muzikalisht kanë gjetur paralele stilistikore me etno elementët vokale dhe instrumental me kulturat e huaja.

Arsyet kryesore për ta nisur këtë edicion internacional kulturor në Berat, është sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të rralla historike e muzeale që ky qytet trashëgon brez pas brezi, dhe për t’ju lënë brezave vlerat reale të tijë, shpalosja e potencialeve muzikale të dy zhandrave Jazz & Iso – Polifoni në dialog, duke u realizuar me pjesëmarrjen e artistëve të renomuar Internacional dhe artistë të trojeve shqipëfolëse, si dhe prezantimi i segmentit ekonomik siç është kulinaria e verës, në sezonin e festës së verës (sezon i cili ka frekuentim të lartë turistik) dhe shtypjes së rrushit, ritual tashmë praktikuar prej një pesëvjecari në këtë rajon e më gjerë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/jazz-wine-international-festival-albania-2014-162719.html
Nessun commento:
Posta un commento