Skulptorët do të gdhendin gurin në sy të publikut korçar por edhe të vizitorëve, duke i dhuruar parkut të Korcës në copëz histori nga vendet qe vijnë. Për herë të parë këtij aktiviteti i bashkohet Greqia dhe Hungaria.
“Unë do të doja që nëpërmjet skulpturave të mia të shfaq komunikime midis njerëzve, lidhjes midis njerëzve dhe popujve sidomos mes dy popujve tona. Jep mesazhin e socializmit dhe komunizmit më të mirë mes njerëzve,” -u shpreh artisti grek Antonis Myrodias
Për herë të parë ky simpozium ka gjetur mbështetjen e ministrisë së Kulturës. Pjesë e këtij simpoziumi do të jenë edhe laboratorët për edukimin e fëmijëve dhe konkursi i fotografive.
Ajo çka vjen në qytetin tonë ka vlera jo vetëm artistike por edhe historike për shkak të faktit që ne na vinë shumë skulptorë nga e gjithë bota në qytet dhe veprat që punojnë ata sjellin diçka që ka të bëjë me historinë e vendeve prej nga vinë, ka te bëjë më misticizmin, me kulturën e vendit të tyre dhe kjo bashkohet dhe rri bukur”,-tha artisti Genti Tavanxhiu.
Pjesëmarrës në këtë simpozium do të jenë përfaqësues nga Turqia, Hungaria dhe Greqia. Aktiviteti u krijua në vitin 2008 me iniciativë të Bashkisë së Korçës, e cila atë vit mirëpriti 32 skulptorë nga e gjithë bota dhe nga Shqipëria. Në momentin kur të jenë realizuar 140 vepra arti, do të ngrihet muzeu i Artit Bashkëkohor, i certifikuar në të gjithë botën. - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/skulptura-e-parkut-mbledh-artiste-nga-e-gjithe-bota-ne-korce-236422.html#sthash.KHQdn39h.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento