Festivali vjen me moton “Tu japim jetë monumenteve” për të rritur bashkepunimin për mbrotjen e monumenteve. “Sot është nata e parë e edicionit të tetë të festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve". Në muzeun historik Onufri ishte një natë me të vërtetë tepër interesante, publiku ishte goxha i zgjedhur dhe mbeti shumë i kënaqur”, deklaroi, Ilda Mara Drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare, “ARGJIRO”

Në natën e parë të tij në Berat, në festival ka interpretuar ansambli “Salzburger Saitnklang” nga Austria me muzikë baroke. “Mendoj se Shqipëri është një vend shumë interesant dhe i bukur. Këtë na e tregoi edhe Berati sonte. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i sigurtë që do të përjetojmë edhe më shumë emocione” deklaroi Wilfried Scharf, artisti i ansamblit Salzburger Saitnklang.
Edicioni i tetë që do të zhvillohet në disa skena, pas Beratit ai do të vijojë ne Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Franceskane në Shkodër.
Redaksia Online(g.f/Shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/takimet-muzikore-t--dy-bot-venis-festivali-nd-rkomb-tar-n--berat-241293.html#sthash.AnAOdFEq.dpuf...
Nessun commento:
Posta un commento