02 settembre 2014

Berat, nis edicioni i parë i Jazz&Wine 5-6/shtator/2014





TIRANË, 2 Shtator /ATSH/-Festivali i verës dhe muzikës jazz do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 Shtator 2014, në qytetin e Beratit. Një nga synimet e këtij eventi është ringjallja e muzikës Bizantine duke e përshtatur atë me tingullin modern.
Themeluesja e producentja e këtij festivali, Eda Zari theksoi se arsyeja kryesore e zhvillimit të këtij edicioni në Berat është rëndësia historike e kulturore që ky qytet muze ka në botë, i cili ka marrë edhe titullin “ Trashëgimi Botërore” nga UNESCO.
”Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole”, shprehet Vasil Tole.
“Ky slogan na motivoi të ndërmarrim këte iniciative për të nisur edicionin Dialogu Kulturor në një djep të lashtë si Berati”, shpjegon Eda Zari.
Ky festival synon sensibilizimin qytetar ndaj vlerave të rralla e muzeale që Berati trashëgon, dëshmitë reale të bashkëudhëtimit tonë europian ndër shekuj si dhe do të shpaloset potenciali muzikal i dy zhanreve, Jazz dhe Iso-Polifoni, të realizuara nga artistë të trojeve shqiptare dhe ndërkombëtarë.
Berati
Edicioni i pare i “Jazz&Wine“, manifeston produktet më të spikatura të verës shqiptare dhe rajoneve qëndrore e jugore të Shqipërisë e Kosovës, të cilat konkurojnë dhe në tregjet e huaja me sukses. Në këtë festë vere do të prezantohet dhe rituali i praktikuar prej pesë vitesh në rajon e më gjerë, shtypjen e rrushit./a.g/http://www.ata.gov.al/berat-nis-edicioni-i-pare-i-jazzwine-161117.html



September 5 - 6

Ejani ne Berat, aty ku perralla behet reale!
5-6 Shtator “Jazz & Wine internatiional Festival Albania”
Rezervimet e biletave kane filluar duke qene se 2 lokalitetet: Muzeu Etnografik dhe Muzeu Onufrit i kane kapacitetet te limituara.
Akomodimin per dy nete, ne hotelet karakteristike te Beratit mund t’i beni nepermjet zyres se festivalit direkt ne kete adrese, si dhe të siguroni bilete abone per te gjitha koncertet e dy neteve te festivalit, ose per nje koncert te caktuar te artistit tuaj te preferuar, hyrje ne panairin e veres, me ekstra bono per te shijuar vererat me te zgjedhura dhe kulinarine e kuzhines Beratase.
Kontakti yne: jazzwineal@gmail.com, managementjung@gmail.com (znj.Dylgjeri, Zyra e Festivalit )
Miresevini, Welcome, Willkommen ! 
contact : tickets reservation mail:
jazzwineal@gmail.com
management@eda-zari.com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate