26 settembre 2014

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, aktivitetet festiv në zonën turistike të Gjinarit,Elbasan



Gjinar te ElbasanitTIRANË, 26 Shtator/ATSH/-Dita Ndërkombëtare e Turizmit (World Tourism Day), që festohet çdo vit më 27 shtator, është një vëzhgim botëror që synon të nxjerrë në pah vlerat sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të turizmit.
Me temë “Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit”, këtë vit dita ndërkombëtare e turizmit do të fokusohet në aftësinë e tij për të fuqizuar njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë ndryshime në komunitetet e tyre lokale .
Festimet zyrtare në të cilat do të marrë pjesë edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni do të zhvillohen në qytetin e Guadalahara në Meksikë.
Por në kuadër të kësaj dite,  Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit zgjodhën ta festojnë me një aktivitet në Gjinar, fshatin e vogël malor vetëm 1 orë larg Tiranës , i cilësuar si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit. Ceremonia do të organizohet në vendin e quajtur TRE BUJTINAT, shembulli perfekt i potencialeve që ofron vendi ynë drejt këtij lloj turizmi.
Dita botërore e turizmit që ka si qëllim promovimin e turizmit në zhvillim edhe të komunitetit, TRE BUJTINAT e pasqyrojnë më së miri këtë gjë, duke na dhënë një shëmbull perfekt të potencialeve që ofron vendi ynë drejt këtij lloj turizmi./a.gegvataj /http://www.ata.gov.al/dita-nderkombetare-e-turizmit-aktivitetet-festiv-ne-zonen-turistike-te-gjinarit-174412.html

World Tourism Day – Dita Botërore e Turizmit

September 27

|Recurring Event (See all)
Dita Botërore e Turizmit - Qëllimi i kësaj dite është që të rrisë ndërgjegjësimin e mëtejshëm se turizmi është me rëndësi jetike për komunitetin ndërkombëtar si edhe të dëshmojë sesi ai preke ndikon në vlerat sociale, kulturore, politike e ekonomike në mbarë botën.
World Tourism Day - The purpose of this day is to raise awareness on the role of tourism within the international community and to demonstrate how it affects social, cultural, political and economic values worldwide.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate